Maqedoni, tani edhe mësim me paralele të përziera

Arsimi i integruar nëpër shkolla nuk do të jetë i kufizuar edhe më tej vetëm në aktivitete shkollore jashtë mësimore, si ekskursione, vizita të përbashkëta muzeve apo institucioneve të tjera historike dhe kulturore, turnirëve sportive, mbrëmjeve të maturës, e kështu me radhë, shkruan gazeta KOHA.

Për dallim prej këtyre praktikave, të cilat u shtrinë në harkun kohor prej një dekadë, tani e tutje shkollat do të jenë të obliguara të organizojnë edhe aktivitete mësimore multi-kulturore, respektivisht orë mësimi në dy apo më tepër gjuhë. Mësimi me paralele të përziera, në fakt është një formë e sofistikuar e ish-paraleleve të kombinuara, të njohura për famën e keqe në periudhën e viteve ’80-ta të ish-sistemit monist.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për këtë vit shkollor do të subvencionojë të gjitha ata shkolla që do të organizojnë me nxënës, të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme aktivitete të përbashkëta mësimore dhe jashtë mësimore, që shpijnë drejtë zhvillimit dhe avancimit të multik-ulturalizmit. Për kyçjen e shkollave fillore dhe të mesme në këtë frymë të re të arsimit të integruar MASH ka nxjerrë Thirrjen publike, përmes së cilës shkollat ftohen të konkurrojnë për përfitimin e granteve që ndahen për këtë qëllim. Shkollat që do të realizojnë aktivitete mësimore dhe jashtë mësimore multikulturore do të subvencionohen me nga 30.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button