Stoltenberg: E gjithë bota të ushtrojë presion ndaj Koresë së Veriut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se temat kryesore në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s do të jenë bashkëpunimi NATO-Bashkimi Evropian (BE), Koreja e Veriut, lufta kundër terrorizmit, marrëdhëniet NATO-Gjeorgji dhe politika e derës së hapur e Aleancës, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg foli për takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel mes datave 5-6 dhjetor.

Ai tha se ministrat do të diskutojnë për shumë çështje. Stoltenberg tha se ky takim po ashtu do të jetë një përgatitje për Samitin e NATO-s, që do të mbahet në muajin korrik të vitit të ardhshëm në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button