Maqedonia nikoqire e KB për basketbollistët U18

Maqedonia ka fituar të jetë organizatore e një ngjarje të madhe të basketbollit, bëhet fjalë për Kampionatit Evropian për moshat e reja, deri më 18 vjeç, ku Maqedonia do të duhet të tregohet organizatore e denjë.

Të gjitha ndeshjet planifikohet të zhvillohet në kryeqendrën tonë, në Shkup, duke filluar nga 27 korriku  e deri më 5 gusht të vitit 2018.

Duhet ët potencojmë që Federata e Basketbollit të Maqedonisë gjithashtu është kandidate edhe për Kampionatin Evropianin për grupmoshat U16 si dhe për basketbollistët deri më 20 vjeç.

Kadetët e Maqedonisë do të luajnë në Podgoricë nga 16 deri më 25 gusht, ndërkohë kadetët do të marrin pjesë në Kampionatin Evropianin që organizohet në Sarajevë (Divizioni B) nga 9 deri më 18 gusht, ndërsa basketbollistët e rinj deri më 20 vjeç, do të garojnë në Sofje, prej 13 deri më 22 korrik./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button