Anulohet votimi për ligjin izraelit për “mbrojtje të Netanjahut”

Debati në Parlamentin izraelit për ligjin kontrovers, i cili sipas kritikëve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ka për qëllim që ta mbrojë nga hetimet për korrupsion, është anuluar pas protestave të dhunshme gjatë uikendit.

Votimi përfundimtar për ligjin fillimisht u dakordua për sot, por u anulua për shkak të protestës masive në Tel Aviv të shtunën dhe pas kërkesës së mbrëmshme të Netanjahut projekti të ripërpunohet.

Ligji i propozuar ka për qëllim që ta bllokojë policinë izraelite që të publikojë rezultate dhe të japë rekomandime deri te Prokuroria për aktakuza të lidhura me nëpunësit publik.

Kritikët thonë se me ndryshimet, informatat për hetimet penale për kryeministrin Benjamin Netanjahu do të mbahen larg opinionit.

 	израел

Netanjahu përmes “Fejsbuk”-ut njoftoi se ka kërkuar që ligji të mos zbatohet në hetime kundër tij, me qëllim që të pengohet “propagandë politike”.

Propozuesi i ligjit David Amsalen nga partia Likud i Netanjahut, pohon se ai ka për qëllim që t’i mbrojë “dhjetëra mijë qytetarët, jeta e të cilëve ka qenë drejtpërdrejt e shkatërruar si rezultat i publikimit të informatave”.

Kryeministri është i dyshuar për involvim në dy hetime për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke i përfshirë pohimet se ka marrë dhurata nga manjati hollivudian nga Izraeli, Arnon Millçan dhe miliarderi australian Xhejms Paker.

Netanjahu në mënyrë decide i hodhi poshtë aktakuzat se e ka shkelur ligjin dhe pohon se “gjuetia e shtrigave” është organizuar nga ana e mediave kundër tij, me qëllim që ta rrëzojnë qeverinë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP