Zaev: Planifikojmë ta ulim numrin e lëndëve në shkolla (VIDEO)

Nxënësit në Maqedoni kanë shumë lëndë, ndërkaq kanë njohuri të dobëta, në sistemin arsimor deri më tani është eksperimentuar, ndërkaq më së shumti dëm kanë pasur fëmijët, nxënësit dhe studentët. Maqedonisë i duhet sistem arsimor i cili në të ardhmen do të mbindërtohet, dhe jo vazhdimisht të ndërrohet. Këto janë një pjesë e rekomandimeve që i tha kryeministri, Zoran Zaev, në fjalimin e sotëm të tij në Konferencë e Arsimit në organizim të UNICEF-it, njofton Portalb.mk.

Ai tha se do të ndryshohen ligjet, Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Arsimit do të fillojë me revizion të planeve arsimore dhe programeve, ndërkaq është filluar edhe revizioni i librave.

“Vitin e ardhshëm do të fillojë edhe pajisja e shkollave fillore dhe të mesme me laboratorë moderne, që do të kontribuojë në mësimin praktik dhe rritjen e interesit të nxënësve për përmbajtjet mësimore. Gjithashtu, planifikojmë që ta ulim numrin e lëndëve nëpër shkolla. Nxënësit që të munden të përfitojnë më shumë njohuri, kryesisht në shkollë, që të kenë më shumë kohë të lirë në shtëpi. Kështu t’i lirojmë nga trysnitë psikologjike të obligimeve për qëndrim mekanik mbi librat, që e dimë se nuk jep rezultat”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button