Maqedoni, ja në cilat vende ka rënë më shumë shi

Reshje të shiut gjatë katër ditëve të fundit kishte në tërë territorin e vendit, më të mëdha ishin në Mavrovë, Pozharan, Tetovë, Lazaropole dhe Dibër.

Sipas DPHM-së në Mavrovë në 84 orët e fundit, deri në orën shtatë të mëngjesit, janë matur 187 litra në metër katror reshje të shiut, në Pozharan 150, në Tetovë dhe Dibër 137, Lazaropole 130, Ohër 96, Kriva Pallankë 75, Shkup 65, Topollçan 64, Manastir 61, Pretor 60, Krushevë 59, Gjurishte 51, Vinicë 48, Kumanovë dhe Berovë 46, Dojran dhe Prilep 45, Strumicë 42, Shtip 35, Demir Kapi dhe Gjevgjeli 32 dhe Shkup – Petrovec 27 litra.

Sinoptikanët për nesër paralajmërojnë mot të vranët me periudha diellore dhe të ftohtë me kushte për reshje të të dobëta të borës në male. Do të fryjë erë mesatare veriore, posaçërisht përgjatë Vardarit. Prej të martës temperaturat e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zeron. eed

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button