Me Buxhetin për vitin 2018 pagesë në kohë e subvencioneve dhe më shumë para për fondin pyjor

Buxheti për bujqësinë për vitin e ardhshëm arrin 10,1 miliardë denarë dhe me të do të sigurohet pagesë në kohë dhe e tërësishme e subvencioneve, ndërsa janë planifikuar edhe më shumë mjete për rritjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor.
Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski në konferencën për media në Qeveri theksoi se propozim-buxheti është krijuar në bazë të parimit të nikoqirit të mirë dhe shpenzimit racional dhe se me të do të sigurohet servisim në kohë i nevojave të vazhdueshme të sektorit, para se gjithash bujqve dhe agro biznesmenëve.
“Me propozim buxhetin për sektorin e bujqësisë do të sigurojnë pagesë të tërësishme, në kohë dhe joselektuese të subvencioneve, prodhim më i madh i prodhimeve cilësore vendore dhe të sigurta ushqimore dhe do ta kthejmë dinjitetin e bujqve të Maqedonisë sepse vetëm kështu do të bëjmë që agrari i Maqedonisë të jetë modern, konkurrues dhe sipas standardeve evropiane”, theksoi ministri Nikollovski.
Më i madh është buxheti i Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe aty janë planifikuar 8,6 miliardë denarë. Buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, megjithatë, arrin rreth 634 milionë denarë.
Shpenzimet joproduktive janë ulur për gjysëm milionë denarë. Duke bërë krahasim me pesë muaj nga viti i kaluar dhe pesë muaj që kur ai është ministër, Nikollovski tha se me rregulloret e miratuara në Ministri dukshëm janë shkurtuar shpenzimet joprodutikeve.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ministri Nikollovski informoi se deri tani kanë arritur 80 aplikime nga organizatat joqeveritare për programin për transferua kapitali për OJQ-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button