Ekspozitë “Kudo që shkoj, sërish ty të kthehem”në Çifte Hamam

Në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, objekti Çifte Hamam sot do të hapet ekspozita “Kudo që shkoj, sërish ty të kthehem” në suaza të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të posaçme.

Punimet nga qeramika të cilat do të vendosen në ekspozitë i punuan nxënësit me dëgjim dhe të folur të dëmtuar nga shkolla “Partenije Zografski” dhe nxënësit nga shkolla e mesme “Josip Briz Tito”. Projekti është realizuar nën mentorimin e Maja Dimitrovës, edukatore, ndërsa ekspozita zgjat deri më 5 dhjetor.

Nga Galeria Kombëtare e Maqedonisë informojnë se me vite pas organizojnë punëtori të ndryshme kreative përmes të cilave nxënësit zhvillojnë sensibilitet për shprehje figurative, pajisen me teknika të reja figurative, zhvillojnë aftësi sociale dhe krijojnë shumë miqësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button