Pas 9 viteve martesë, Jay Z e pranon: E kam tradhtuar Beyonce!

Jay Z ka lënë të nënkuptohej se ka tradhtuar bashkëshorten e tij përmes albumit “4:44”, por fituesi i Grammy kurrë nuk kishte pranuar këto thashetheme.

Gjithçka ka ndryshuar të mërkurën kur legjenda e hip hop-it ka qenë i ftuar nga “The New York Times” për një intervistë, transmeton tch.

Artisti amerikan, jo vetëm ka treguar se nuk ka qenë i ndershëm ndaj bashkëshortes së tij prej 9 vitesh, por gjithashtu ka shtuar se terapitë e shumta kanë ndihmuar atë të mos divorcohej nga Beyonce.

Ai gjithashtu ka folur edhe për miqësinë me Kanye West, duke thënë se ai gjithmonë do e dojë atë dhe kur të jenë rreth 89-vjeç, do qeshin me këto zënka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button