BE jep 90.000 euro për ndërtimin e dy rrugëve lokale në Gostivar

Komuna e Gostivarit fitoi të drejtën për të shfrytëzuar BE grant në lartësi prej 90.000 euro për ndërtimin e dy rrugëve lokale, njëra në fshatin Padalisht dhe tjetra në fshatin Tërnovë. Vlera e përgjithshme e projekteve është 120.000 euro dhe të njëjtit bashkëfinancohen nga buxheti kombëtar në vlerë prej 30.000 euro.

“Në kuadër të programit për zhvillim të infrastrukturës rurale të financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga buxheti kombëtar, Komuna e Gostivarit siguroi fonde në vlerë prej 120.000 euro. Programin e implementon Ministria e Financave, ndërsa i njëjti administrohet nga Banka Botërore. Pritet që me ndërtimin e këtyre rrugëve të përmirësohet komunikacioni në këto vendbanime dhe të njëjtit të lidhen më mirë me qytetin e Gostivarit. Përfitimet nga këto projekte drejtpërdrejt do t’i ndjejnë të gjithë banorët e komunës së Gostivarit dhe do të mundësohen kushte më të sigurta për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve”, informojnë nga Komuna e Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button