Tramp kërkon që Si ta bindë Phenianin që të ndalojë me provokime

Presidenti amerikan sot kërkoi nga kolegu i tij kinez Si Xhimping të kryejë presion ndaj Koresë Veriore, pasi Pheniani kumtoi se po zbaton testim të ri të raketës balistike interkontinentale, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

“Tramp e theksoi nevojën që Kina t’i përdorë të gjitha mekanizmat e disponueshme me qëllim që ta bindë Korenë e Veriut të ndalojë me provokime dhe të kthehet në denuklearizim të plotë”, theksoi Shtëpia e Bardhë, përmes bisedës telefonike të Trampit me Si.

Gjatë bisedës, presidenti kinez i porositi Trampit se mbajtja e paqes dhe stabilitetit në Gadishullin Korean është qëllim i paluhatshëm i Pekinit.

Paraprakisht Rusia i bëri thirrje Koresë së Veriut t’i ndalojë provat e saja raketore, por gjithashtu apeloi edhe deri te SHBA-ja dhe Koreja Jugore t’i anulojnë stërvitjet ushtarake që i planifikojnë për në dhjetor.

руско мнр русија

Sipas Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, stërvitjet ushtarake vetëm do ta ashpërsojnë situatën në rajon.

Thirrja ruse vjen një ditë pas provës më të re raketore të Koresë së Veriut, ku një raketë balistike ka rënë në afërsi të Japonisë.

Sipas Rusisë, vetëm qasja e saj, me punë afatgjate diplomatike që të gjindet zgjidhje e pranueshme për të gjithë, do të jetë i zbatueshëm në krizën koreane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button