Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozitë e artistëve nga Maqedonia

Përditshmëria, jeta e ekzistenca marrin formën e veprave të artit. Ato janë po aq të ndryshme sa mediumet në të cilat janë realizuar: video, instalacione, print digjital, dizajn, fotografi e teknika të kombinuara. E përbashkëta e tyre është “Esenca e ekzistencës”, njëherësh titulli i ekspozitës grupore të artistëve nga Maqedonia, që u hap të hënën mbrëma në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Ekspozita përfshin vepra të artistëve Ismet Ramiçeviq, Metodi Angellov, Atanas Botev, Vana Urosheviq, Irena Paskali, Aleksandar Stankoski, Velimir Zhernovski, Gjorge Jovanoviq, Marija Sotirovska, Igor Sekovski, Osman Demiri, Sllavica Janeshlieva, OPA, Mihaela Jovanovska, Zero, Nehat Beqiri, Zeni Ballazhi, Zhaneta Vangeli, Dita Starova-Qerimi, Ana Frangovska, Gorancho Gjorgjievski dhe Maja Cankulovska – Mihajlovska, shkruan sot Koha Ditore.

Zeni Ballazhi, njëri nga artistët pjesëmarrës, ka thënë se “Esenca e ekzistencës” komunikon mirë me audiencën në Prishtinë.

“Esenca e ekzistencës” do të udhëtojë edhe nëpër vende të tjera të rajonit. Në Prishtinë do të jetë e hapur deri më 12 dhjetor .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button