Reformat në media: Diçka plotësisht, diçka pjesërisht, ndërkaq diçka fare nuk janë plotësuar

“Observatori i reformave mediatike” publikoi raport periodik (korrik tetor 2017) nga vëzhgimi i zbatimit të prioriteteve reformuese në fushën e mediave, njofton Portalb.mk.

Vëzhgimi, lëndë e së cilës kanë qenë katër shtyllat e prioriteteve reformuese (RTVM, reklamimi qeveritar, qasja deri te informatat dhe shpifje dhe ofendimi) i ka konstatuar këto përfundime:

RTV: Ka filluar me ndryshimet legjislative me të cilat arrin (vetëm) stabilitet financiar, e cila siguron mjete për reformat në drejtim të profesionalizimit, tekniko – teknologjik, zhvillim programor dhe  kadrovik të RTVM-së. Pastaj, vlerësohet se deri më tani është miratuar masa e cila do të sjell deri te përkufizimin drastik të buxhetit të saj.

Reklamat qeveritare: Qeveria ka njoftuar se i shfuqizon reklamat në mediat dhe se komunikimin e mëtutjeshëm me opinionin do ta bëjë nëpërmjet shërbimit publik dhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Nuk janë dhënë sqarime të detajuara për disa specifika në pikëpamjen e kësaj problematike, për shembull,. Nëse do të pagujnë rekalama në RTV, produksione të spoteve reklamuese dhe pagim të fushatave në rrjetet sociale.

Qasje deri te informatat: Qeveria e ka  filluar procesin e “adresimit të pengesave kryesore me të cilat përballen gazetarët gjatë marrjes së informatave”, nëpërmjet qasjes publike deri te një sërë dokumentesh të cilat paraprakisht kanë qenë të klasifikuara nga institucionet shtetërore. Qeveria ka siguruar qasje falas për gazetarët deri te të dhënat nga dy institucionet të cilat janë bartës të bazave të të dhënave nga interesi publik. Komuniteti gazetaresk kërkon ndryshime dhe plotësime të ligjit për qasje deri te informatat me karakter publik, me qëllim të shkurtimit të afateve për përgjigje.

Shpifje dhe ofendim: Nuk është mbaruar revidimi i ligjdhënësit, gjegjësisht ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe për ofendim dhe rregullat procedurale duhet të harmonizohen me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas UPR-së dhe rekomandimeve të Pribesë. Qeveria  nuk ka publikuar masa për përkrahje të mekanizmave për vetërregullim.

“Observatori i reformave mediatike” do të vazhdojë me ndjekjen e plotësimit të zbatimit të prioriteteve reformuese nga fusha e mediave.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button