“Özil dhe Sanchez do të mbeten në Arsenal”

Trajneri i klubit të Premier Ligës angleze, Arsenal, Arsene Wenger, theksoi se Mesut Özil dhe Alexis Sanchez do të mbeten në klub, kontratat e të cilëve mbaron në fund të sezonit, raportona Andolu Angecy (AA).

Wenger në konferencën e shtypit, në lidhje me pyetjen se Özil dhe Sanchez nëse do të shkojnë në klube tjera në periudhën e transferimit tha se “Mesut dhe Sanchez do të qëndrojnë në klub deri në fund të sezonit. Është e pamundur që ta di nëse do të vazhdojnë këtu. Por ata kanë kontratë deri në fund të sezonit”.

Në lajmet që qarkullojnë mediat angleze, pretendohet se edhe futbollisti gjerman me origjinë turke Mesut Özil si dhe golashënuesi kilian Alexis Sanchez do të largohen nga Arsenali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button