Xhaferi – Ualstrom: Mbështetje nga Suedia për eurointegrimin e Maqedonisë

Republika e Maqedonisë do të marrë mbështetje nga Mbretëria e Suedisë në përpjekjet që të bëhet pjesë e BE-së. Nevojitet bashkëpunim i i rritur bilateral në të gjitha nivelet, veçanërisht në nivel të pushtetit ekzekutiv dhe parlamentar të dy vendeve, u konstatua në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi dhe ministres suedeze të Punëve të Jashtme, Margot Valstrom, të realizuar në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, lajmëroi raportuesi i MIA-s.

“Në takim me ministren e Punëve të Jashtme, këmbyem mendime për nevojën nga intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin midis dy shteteve dhe dy ministrive. Ata e realizuan qëndrimin dhe përcaktimin për ta mbështetur Maqedoninë në përpjekjet për anëtarësim në BE. Gjithashtu riafirmuan edhe projekte të cilat ishin ndërprerë, ndërsa janë në drejtim të mbështetjes bilaterale të Maqedonisë si SIDA – projekt për bashkëpunim në kontekst të BE-së”, deklaroi Xhaferi pas takimit.

Potencoi se me Valstrom i kanë konstatuar nevojat për thellimin e mëtutjeshëm të komunikimit në të gjitha nivelet, veçanërisht, siç tha, komunikimin parlamentar dhe ekzekutiv.

Ministrja suedeze, Valstrom e përshëndeti mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve lokale, me të cilat, siç tha, e ka treguar gatishmërinë për stabilizim dhe demokratizim të vendit. E ka përshëndetur edhe përkushtimin e vendit në zbatimin e proceseve reformuese edhe në pajtim me Planin 3-6-9, si dhe përpjekjet që kjo të bëhet ndaj parimeve të gjithëpërfshirjes dhe partneritetit të të gjitha shoqërive dhe faktorëve politik.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë kishte audiencë te mbreti Karl Gustav XVI, me të cilin gjithashtu konstatuan nevojë nga intensifikimi i bashkëpunimit të Maqedonisë dhe të Suedisë.

“Me mbretin pata komunikim të lirë jokarakteristik, në kuptim të bisedimeve që i zhvilluam. Edhe ai, gjithashtu, është i përcaktuar dhe këmbëngul në faktin se dy vendet duhet t’i forcojnë komunikimet dhe bashkëpunimin”, deklaroi Xhaferi.

Theksoi se në takim, Mbreti Karl Gustav XVI e ka informuar se ende e mban kujtimin nga qëndrimi i tij në Maqedoni, kur e ka vizituar edhe qytetin e Ohrit. Kryetari i Kuvendit, Xhaferi ofroi që Maqedonia edhe njëherë të jetë nikoqir nëse agjenda e tij e lejon një gjë të tillë.

Para takimeve me ministren e Punëve të Jashtme dhe audiencës te mbreti, Xhaferi pati edhe takim me prefekten e Stokholmit Eva-Luiz Erlandson Sporah.

“Me të këmbyem mendime në lidhje me organizimin e qytetit, i cili sipas strukturës dhe madhësisë është i ngjashëm me qytetin e Shkupit. Morëm informacione për tejkalimin e problemeve me mbrojtjen e mjedisit jetësor në mënyrë në të cilën këtë e bën edhe qyteti por edhe Mbretëria e Suedisë”, theksoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.

Në suaza të vizitës, është paraparë që kryetari i Kuvendit të Maqedonisë të ketë takime edhe me kolegun e tij suedez, kryetarin e Riksdagut, Urban Alin.

Në delegacionin e kuvendit të Maqedonisë, të cilin e kryeson Xhaferi, janë edhe deputetët Frosina Remenski, Ejup Halimi dhe Fadil Zendeli.

Mbretëria e Suedisë është monarki kushtetuese. Prej vitit 1973 shef i shtetit është mbreti Karli i XVI-të Gustav. Parlamenti njëdhomësh Riksdag numëron 349 deputetë të cilët zgjidhen përmes modelit proporcional për mandat prej katër viteve. Kryeministër i Suedisë prej vitit 2014 është Stefan Lofven nga Partia Socialdemokrate.

Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Suedisë janë vendosur në vitin 1993. Prej vitit 2002 Mbretëria e Suedisë në komunikimin bilateral e përdor emrin kushtetues përderisa në tubime ndërkombëtare e përdor referencën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button