3 receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë…

Përveç se e largon dhimbjen, aspirina mund të përdoret edhe për shumë gjëra të tjera. Më poshtë i keni tri mënyra tjera se si mund ta përdorni aspirinën në jetën e përditshme, shkruan Femina.

I heqë njollat e djersës

Këto njolla të bezdisshme të frutave nga kombinimi i djersës dhe deodorantit do të eliminohen më në fund. Vetëm shtypni 4 pilula aspirinë dhe pastaj shpërndajeni në një tas me ujë të ngrohtë. Pastaj vendosini rrobat në tas dhe lërini për 1 orë. Hiqini rrobat dhe lajini ashtu siç bëni gjithmonë.

Pastrim i thellë i fytyrës

Dëshironi fytyrë të pastër dhe të butë, pa gjurmë të lëkurës së vdekur? Atëherë do t’iu duhen vetëm dy tableta, copëtojini dhe përziejini me lëng limoni dhe mjaltë. Pastaj, aplikojeni maskën në fytyrë butësisht me lëvizje rrethore. Lëreni të qëndrojë për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Thuajini lamtumirë zbokthit

Luftoni këto shenja të bezdisshme që nuk janë asgjë tjetër përveçse lëkurë e thatë në kokën tuaj.
Grimconi 2 tableta dhe përziejini me shamponin tuaj të zakonshëm. Lani flokët si zakonisht dhe lëreni shampon në kokë për 5 minuta. Përsëriteni këtë 3 herë në javë, për katër javë rresht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button