Në Kuvend filloi debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018

Në Kuvend sot filloi debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018. Buxheti i propozuar është në rend dite të Komisionit amë për financim dhe buxhet, ku para anëtarëve e arsyetoi ministri i FInancave, Dragan Tevdovski.

“Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 është refleksioni më i mirë i angazhimit të Qeverisë së re për arritje të qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë, shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje të punësimeve, ngritje të standardit jetësor të popullatës, arritje e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim të proceseve integruese për në BE dhe në NATO”, tha Tevdovski.

Shtoi se Propozim-buxheti e tregon përcaktimin e fuqishëm të Qeverisë për shpenzim efikas, ekonomik, transparent dhe shoqëror-të dobishëm të parave shtetërore.

“Siç mund të shihet qartë nga propozimi, paratë popullore do të shpenzohen në masa të vërteta të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin e ekonomisë dhe jetës së qytetarëve, e jo në projekte të panevojshme”, theksoi Tevdovski.

Theksoi se në Propozim-buxhetin për vitin 2018 janë paraparë disa mjete për shtyllat kyçe të shoqërisë si rroga më të larta në Armatë, shëndetësi, arsim dhe kujdes për fëmijët. Ka më shumë mjete për afrim drejt standardeve të NATO-s, për mbështetje të ndërmarrjeve vendore dhe për masa për punësim, si dhe për investime kapitale. Ndërkaq ka, theksoi, edhe për kthim të borxheve të marra paraprakisht dhe të obligimeve të hasura të papaguara.

Sipas propozimit, të ardhurat e përgjithshme për vitin 2018 planifikohen në nivel prej 193.512 milionë denarëve, ndërsa shpenzimet planifikohen në nivel prej 211.745 milionë denarëve, gjegjësisht 3,4 miliardë euro. Kështu të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara rezultojnë me uljen e deficitit buxhetor në nivel prej 2,7 për qind nga BPV-ja ose 18.233 milionë denarë në vlerë absolute. Do të financohet nga borxhi vendor dhe i jashtëm dhe me qëllim që borxhi të jetë i ulët, rritet akciza e naftës për tre denarë nga 1 janari i vitit 2018.

Të ardhurat e përgjithshme për vitin e ardhshëm janë më të mëdha për 4.7 për qind në raport me këtë vit, ndërsa të ardhurat për 4.1 për qind.

Me buxhetin e propozuar parashikohen investime kapitale, për pagesë në kohë dhe pa pengesa të rrogave, pensioneve, transfertave sociale, mbështetjes së kompanive vendore.

Rreth tekstit të propozuar janë parashtruar gjithsej 279 amendamente. Debati në Komision sipas Rregullores zgjatë 10 ditë pune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button