Ahmeti: Do t’i bashkojmë njerëzit e vullnetit të mirë për mirëqenie e zhvillim

Kreu i konfirmuar i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, për të thënë se sonte përfundoi një proces i gjatë zgjedhor, transmeton Koha.

Ka falënderuar të gjithë qytetarët, ata që votuan për ta e edhe ata që votuan për kundërkandidatin, Arban Abrashi.

“Në një proces të stërzgjatur zgjedhor për shkak të garës krijohen tensione e ndasi. Do të punojmë t’i bashkojmë njerëzit e vullnetit të mirë për të mirën e qytetit, për luftën kundër krimit e për mirëqenie e zhvillim. I ftoj të gjithë përkrahësit që të festojnë me dinjitet, e pa inate e me respekt për qytetin tonë e nesër të vazhdojmë reformën në qytetin tonë. Faleminderit Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button