Rritet mbështetja për bllokun konservator të Merkelit dhe për social-demokratët

Rejtingu i bllokut konservator i kancelares gjermane Angela Merkel dhe i personelit social-demokrat është rritur gjatë diskutimit për formimin e koalicionit të ri të madh. Këtë e tregojnë rezultatet nga analiza që e kreu agjencia “Emnid”, me porosi të “Bild am Zontag”.

Rejtingu i Unionit demo-kristian dhe i Unionit social-kristian (CDU-CSU) të Merkelit është rritur për 2 për qind në krahasim me javën e kaluar dhe arrin 33 për qind.

Mbështetje për Partinë gjermane social-demokrate (SPD) në krye me Martin Shulc është rritur për një për qind dhe arrin 22 për qind.

Rejtingu i djathtistes ekstreme, Alternativë për Gjermaninë (AFD) ka rënë për 2 për qind dhe tani arrin 11 për qind. Ky është rejtingu më i ulët për AFD-në nga zgjedhjet parlamentare, kur kjo parti fitoi 12 për qind të votave.

Javën e kaluar dështuan negociatat për formimin e koalicionit “Jamajka” midis konservatorëve, demokratëve të lirë dhe të gjelbërve.

Të Gjelbrit dhe Partia e lirë demokrate kanë humbur nga një për qind nga mbështetja dhe kanë 10 dhe 9 për qind.

Në sondazh kanë marrë pjesë 1.225 qytetarë gjermanë me të drejtë vote.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button