Edhe pse mund të jeni grindur, pas këtyre fotove është e pamundur të mos e përqafoni njëri-tjetrin

Kur ishte fëmijë, Pascal Campion nisi të pikturonte disa skica nga librat që kishte lexuar dhe peizazhe të bukura nga qyteti ku ai jetonte, Provence, shkruan Class.

Më pas nisi të studionte për pikturë në Strasburg dhe Boston, për t’u zhvendosur Honolulu, Hawaii pasi siguroi një kotratë punë shumë të mirë. Në përfundim të kontratës, Pascal u transferua në San Francisko ku jo vetëm gjeti një punë të re, por dhe gruan e tij të ëndrrave, Katrinën. Së bashku ata kanë tre fëmijë, një vajzë që e quajnë Lily dhe binjakët Max dhe Colin.

Ju mund të pyesni me të drejtë, për ju duhen këto? Ndoshta shumë kush nuk gjen asgjë të veçantë në këtë histori, por ndryshe e shikon Pascal. Për të familja është çdo ditë një frymëzim, dhe nisur nga kjo, ai ka krijuar disa ilustrime të mrekullueshme për dashurinë. Ai synon që të na tregojë se gjërat e vogla në përditshmërinë tonë, janë shumë të rëndësishme nëse di t’i vlerësosh.

Më poshtë keni disa nga ilustrimet e tij…thjesht kënaquni duke i parë.

1.Përqafimi pas një ditë të lodhshme

2.Stretching në mëngjes

3.Duke parë së bashku rënien e gjetheve

4.Duke u kënaqur me njëri-tjetrin

5.Duke shijuar rrezet e diellit

6.Pastrimi së bashku

7.Mbajtja gjallë e romancës në çift

8.Të kapur dorë për dore

9.Asgjë nuk ekziston, kur jeni bashkë

10.Luksi në banjë

11.Duke dëgjuar gjurmën e shiut së bashku

12.Të vësh re gjërat e bukura çdo ditë….

.…dhe çdo natë…

…dhe në çdo kohë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button