E mëson se kishte ‘vdekur’ nga portalet, reagimi i këngëtarit shqiptar s’duhet humbur

Dëshira e disa portaleve për të marrë disa klikime më shumë, edhe me fake news, po bëhet shqetësuese dita- ditës.

Pak janë më parë, disa portale në Maqedoni shkruan se këngëtari Sabri Fejzullahur kishte ndërruar jetë në një aksident rrugor, e ndërsa lajmi u shpërnda me shpejtësi edhe nga disa media shqiptare. Viktima e radhës e këtyre portaleve, është bërë kësaj here këngëtari Sinan Vllasaliu, ku sipas mediave edhe ai ka ndërruar jetë në një aksident, dhe lajmi ishte shoqëruar me një bashkim fotosh, të këngëtarit dhe një makine e dëmtuar totalisht si pasojë e përplasjes, shkruan Class.

Fatmirësisht kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, dhe ajo që e ka çtensionuar pak situatën, ishte reagimi i vetë këngëtarit teksa ka lexuar një lajm të tillë. Ai është informuar nga familjarët në ‘Viber’ në lidhje me atë çfarë mediat kishin shkruar për të, por përgjigjja e tij ishte paksa befasuese.

“Ishalla zoti më çon në xhenet”, ka shkruar ai.

Duket se këtë lajm e ka marrë me shumë sportivitet dhe shumë mirë ka bërë. Për të gjithë ata që u shqetësuan, Sinani është shëndosh e mirë dhe nuk ishte gjë tjetër veçse “viktimë” e disa portaleve, qëllimi kryesor i të cilave duket se nuk është informimi i publikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button