Osmani: Ngelja e Trajçevskit në krye të ASHMAA-së është temë sensitive

“Komisioni Evropian  dhe Qeveria e Maqedonisë janë sensitiv nga pikëpamja e çfarëdo lloj revanshizmit në bazë partiake apo politike”, tha sot, zëvendëskryeministri i për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i pyetur nëse ka rekomandim nga Bashkimi Evropian, për drejtorin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), Zoran Trajçevski, që edhe më tej të ngelet në krye të funksionit të agjencisë, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi i reformës së administratës publike është që ajo të jetë në sistem për avancim nëpërmjet shërbimeve, gjegjësisht nëpërmjet kualitetit në punë. Në disa institucione që i kemi konstatuar si më sensitive, do të kemi kujdes në pjesën e emërimeve”, tha Osmani, duke shtuar se të gjitha emërimet patjetër duhet të jenë sipas procedurës ligjore, në mënyrë transparente dhe pa kurrfarë elemente të revanshizmit partiak apo politik.

Ndryshe, Trajçevski, u emërua për drejtor të ASHMAA-së në prill të vitit 2012, ndërkaq mandati i tij gjashtëvjeçar i mbaron në prill të vitit të ardhshëm.

Strategjia për depolitizim dhe profesionalizim të administratës publike duhet të miratohet deri në fund të këtij viti, ndërkaq njëkohësisht, duhet të formohet edhe Këshill që duhet ta koordinojë zbatimin e strategjisë.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button