Prej sot ndalesë për lëvizje me automjete në Vodno, për qytetarët transport falas me autobusë

Prej sot ndalohet lëvizja e automjeteve motorike në rrugën deri në Vodno të Mesme. Ndalesa do të vlejë në një korsi, nga unaza për në Sopishte deri në Vodno të Mesme dhe nga parkingu te manastiri “Shën Pantelemon” deri në Vodno të Mesme.

“Ndalesa do të vlejë gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën dhe gjatë festave shtetërore. Nuk ka të bëjë për autobusët e NTP Shkup, automjetet e policisë, brigadës së zjarrfikësve, ndihmës së parë mjekësore, automjetet e shtabeve për intervenime urgjente, si dhe për automjetet me leje të veçanta”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Me qëllim që t’ju ndihmohet qytetarëve të cilët relaksohen në Vodno, autoritetet e qytetit prej nesër vendosin transport falas për qytetarët e linjës së autobusit numër 25 (Qendra transportuese – Vodno e Mesme) dhe linja falas provë 25A (Auto Maqedoni – Vodno e Mesme) dhe 25B (Tregu i luleve – Vodno e Mesme) gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel) dhe festë shtetërore.

25A

25B

Parashihet edhe parkim falas në garazhin në kate “Makedonska falanga” dhe parkingu “Dom na peçat” për qytetarët të cilët kanë për qëllim ta vizitojnë park-pyllin Vodno, duke lëvizur në këmbë ose duke e shfrytëzuar transportin e autobusit nr.25 dhe linjat provë nr.25A dhe 25B.

Kjo është paraparë në Vendimin për konfirmimin e masave afatshkurta për uljen e ndotjes së ajrit në rajonin e Shkupit që e solli Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e tij të dytë që u mbajt më datën 20 të këtij muaji.

Me vendimin parashihet që në kushte të tejkalimit të pragjeve të alarmimit të substancave ndotëse në ajrin ambiental të rajonit të Shkupit, transporti i të gjitha linjave në transportin publik urban dhe ndërurban të kryhet falas. Kryetari i Shkupit Petre Shilegov me vendim do ta konfirmojë kohëzgjatjen, gjegjësisht fillimin dhe përfundimin e transportit falas.

Mjetet për zbatimin e kësaj mase të NTP “Shkup” dhe NP “parkingu i qytetit” do të kompensohen nga buxheti i Qytetit të Shkupit. 

мапа средно водно

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP