Rrustemi: Vendimi për rinumërim në Prishtinë dhe Prizren politik dhe absurd

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adan Rrustemi ka kundërshtuar vendimin për rinumërimin e vendvotimeve në komunat Prishtinë dhe Prizren.

Ai ka thënë se me këtë po synohet që të suspendohet vullneti i votuesve, çka sipas tij është absurde për nga përmbajtja, njofton Klan Kosova.

“Në asnjë vendvotim në Prishtinë dhe Prizren nuk ka pas asnjë propozim nga QNR për rinumërim”.

“Nuk ka pas asnjë vërejtje nga partitë politike dhe është absurd për rinumërimin e votave me postë dhe kusht”, ka thënë ai tutje.

Ai më tej ka thënë se është absurde edhe kërkesa për rinumërim të votave me kusht.

“Po kërkohet rinumërimi i diçkaje që nuk është numëruar ende”.

“Kërkoj nga QNR që të vazhdojë numërimin e votave me kusht ashtu siç ka qenë i planifikuar. Si ka mundësi PZAP të dërgojë në rinumërim kutitë që nuk janë numëruar”, ka pohuar ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button