5 hapa për të organizuar dollapin perfekt!

A ka qenë ndonjëherë dollapi juaj aq keq, sa ishit në garë me kohën për të hapur dhe mbyllur kanatet, pa ju rënë të gjitha rrobat mbi kokë?

Mos u ndjeni keq, të gjithë e kemi pasur këtë moment. Historia me sa duket përsëritet gjithnjë, sepse sa herë pastrojmë, sado i themi vetes që dollapi ynë nuk do të jetë më kurrë në atë gjendje, ai e gjen sërish rrugën e tij drejt rrëmujës!

Ky artikull është guida juaj me vetëm 5 hapa, drejt një dollapi perfekt, si i dalë nga “Sex & the City”. Kujdes, mbajeni këtë këshillë vath në vesh: Duhet ta kapni gjithnjë veten, përpara se të “mëkatoni” duke prishur balancën e dollapit tuaj të sapo rregulluar, shkruan Bordo.al.

1Nxirrini jashtë të gjitha rrobat

E nisim me diçka të thjeshtë: Hapni dollapin dhe zbrazni në dysheme çdo veshje brenda tij. Nëse gjendja e dollapit është vërtet keq,  me siguri rrobat do të derdhen vetë jashtë!

Nëse e keni të ndarë dollapin në rroba vere dhe në rroba dimri, atëherë merruni fillimisht me njërin lloj, dhe pastaj me llojin tjetër, për të shmangur një çorbë me rroba.

Rezultate imazhesh për clothes out of closet

2. Filtroni rrobat dhe hidhni ato që s’i vishni më

Mos bini pre e mendimit “Nuk i dihet kurrë, mund të vijë ndonjë rast që më duhet…“. Kur nuk erdhi rasti për kaq shumë kohë, asnjëherë nuk do të vijë!

Për t’u ndjerë më mirë, rrobat që nuk i vishni më mund t’i grumbulloni në një qese dhe t’ia falni dikujt. Ja ku u bë edhe bamirësia e ditës!

Përpara se të nisni rivendosjen e rrobave në dollap, pastrojeni atë mirë e mirë.

3. Nisni aksionin

Fillimisht, ndajini rrobat tuaja në rroba vere dhe në rroba dimri. Kjo është mënyra më e zakonshme e organizimit të dollapit.

Më pas, nisni të gruponi veshjet sipas ngjashmërisë – trikot me trikot, kanatieret me kanatieret, fundet me fundet.

Çfarë të palosni:

  1. T-shirt (me mëngë të shkurtra ose të gjata)
  2. Fundet casual
  3. Pantallonat e trasha (xhinset, streçe lëkure etj.)
  4. Trikot (lesh, angora, kashmir)

Rezultate imazhesh për folded clothes closet

Çfarë të varni:

  1. Këmishat
  2. Pantallonat
  3. Fustanet
  4. Kominoshet
  5. Xhaketat
  6. Fundet formale
  7. Çdo veshje mëndafshi, sateni, kadife, pambuk.

Rezultate imazhesh për hanged clothes

4. Për të brendshmet

Palosni reçipetat tuaja ose vendosini mbi njëra-tjetrën, t’u ruajtur formën dhe për të kursyer hapësirë, ndërsa mbathjet mund t’i vendosni në kutiza të vogla, demonstruar në foton e mëposhtme.

Në internet ka plot video DIY se si të ndërtoni kutinë tuaj të organizimit të të brendshmeve.

E njëjta teknikë mund të përdoret edhe për çorapet.

Rezultate imazhesh për underwear closet

5. Për aksesorët dhe këpucët

Ndiqni këshillat e mëposhtme për aksesorë si stoli, çanta, shajet etj.

Shajet – Varini shajet në një varëse, duke i lidhur ato si në foton e mëposhtme.

Stolitë – Këshillohet që t’i mbani në qese apo kuti të puthitura mirë, me sa më pak ajër, për t’ua ruajtur cilësinë sa më gjate. Sidoqoftë, kërkoni në internet për kujdesin e veçantë që i duhet kushtuar çdo stolie (për shembull, perlat duan hapësire më vete, larg stolive të tjera).

Çantat – Mos i vendosni kurrë mbi njëra-tjetrën, aq sa të shtypen dhe deformohen. Rreshtojini çantat në një raft të dollapit, me hapësire të përshtatshme midis tyre. Mund t’i mbushni me letër gazete për t’ua ruajtur formën sa më mirë.

Rripat – Është mirë që t’i varni rripat, për t’u ruajtur formën dhe për t’i gjetur sa më lehtë. Mjafton t’i varni te koka e një varëseje rrobash.

Këpucët – Mos i vendosni këpucët mbi njëra-tjetrën, por as mos i mbyllni në kutitë e tyre prej kartoni, sepse nuk do të kujtoheni kurrë për to.

Gjeni disa kuti plastike dhe futini këpucët tuaja aty. Në këtë mënyrë, edhe i ruani nga deformimi, edhe mund t’i gjeni lehtësisht!

Rezultate imazhesh për plastic shoe box

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP