Investuesit e interesuar do të kryejnë inspektim në gjendjen e Fenit

Investuesit e interesuar potencial për Feni Industri, të shoqëruar nga përfaqësues nga tre bankat më të mëdha kreditore, prej sot do të kryejnë inspektim fillestar në gjendjen e kombinatit me qëllim që të propozojnë plan për riorganizim në kohë adekuate.
Për këtë, drejtuesi i përkohshëm në falimentim Mirosllav Anastasievski veç më e ka informuar pronarin e tanishëm Kuniko, ndërsa pëlqim parimor kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Fenit.
Për kombinatin ka tre investues të interesuar, ndërsa paraqiten edhe të rinj. Bankierët nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe Enekod bullgar të japë ofertë përderisa i plotëson kushtet e kërkuara. Nga investuesit potencial në Feni kërkojnë të kenë të paktën 20 milionë euro për financimin e procedurës së falimentimit, për kapital aktiv dhe për shlyerjen e detyrimeve minimale ndaj bankave, si dhe obligimet ndaj kreditorëve.
Përfaqësuesit e bankave shpresojnë se nuk do të kenë probleme gjatë inspektimit, por presin që pronari i tanishëm sërish përmes procedurave ligjore të tentojë ta zvarritë procedurën e falimentimit për kombinatin e metalurgjisë. Thonë se procedura e falimentimit ka mundur të shmanget nëse Kuniko kishte për qëllim t’i shesë aksionet e Fenit siç fillimisht kumtoi me ç’rast investuesi i ri është dashur t’i paguajë borxhet prej 60 milionë eurove plus një euro, por shtojnë se një qëllim i tillë nuk ekziston, ndërsa Enekod nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Enekod madje nuk ka dëshirë ose fuqi financiare për ta ngritur koncentrimin në vlerë prej 62.000 euro, të nevojshëm për punën e Fenit, që tani më një kohë është deponi në Portin e Selanikut dhe për të cilin paguajnë për magazinim prej 1.200 euro në ditë.
Nga bankat thonë se ka mundësi që Feni të punojë derisa të zgjasë procedura e falimentimit nëse drejtuesi në falimentim arin marrëveshje për qira me dikë nga investuesit e interesuar, por që të ndodh një gjë e tillë është e nevojshme të fillojë procedura për falimentim. Presin që marrëveshja për qira të arrihet për një deri në dy muaj dhe komabineti të punojë sërish, ndërsa falimentimi të përfundojë deri në mars të vitit të ardhshëm.
Nga bankat theksojnë se më 13 nëntor, Enekod e ka ndërprerë marrëveshjen për shpërndarjen e energjisë elektrike për Fenin. Më 1 shtator ka skaduar edhe sigurimi i pronës së Fenit dhe së shpejti skadojnë edhe marrëveshjet për sigurimin e të punësuarve në kompani, ndërsa pronari i tanishëm nuk ndërmerr asgjë.
Bankat për momentin e servisojnë punën e Fenit edhe për shpenzimet themelore për mirëmbajtjen e kombinatit në kondicion shpenzojnë rreth 110.000 euro në javë, ndërsa nga 2 nëntori e deri më tani për këtë qëllim kanë shpenzuar 240.000 euro. Thonë se nuk kanë mundësi ligjore që të punësuarve t’ju paguajnë paga dhe se këtë mund ta bëjë vetëm pronari i tanishëm. Të punësuarit pagën e fundit e kanë marrë në shtator të këtij viti.
Feni Industri SHA Kavadar ka borxhe prej rreth 60 milionë euro nga të cilat 40 milionë i detyrohet Komercialna banka SHA Shkup, Stopanska Banka SHA Shkup dhe Silk roud banka SHA Shkup, ndërsa pjesa tjetër janë për kreditorë tjerë më të vegjël. Për shkak të borxhit tre bankat si kreditorë më të mëdhenj kanë ngritur procedurë të falimentimit për kombinatin, ndërsa gjykata kompetente në Veles e emëroi Miroslav Anastasievski nga Gostivari për drejtues të përkohshëm të falimentimit. Seanca e parë gjyqësore për falimentimin që duhej të mbahej më 13 nëntor në Gjykatën themelore në Veles, pronari i tanishëm i Fena-s e anuloi në kërkesë për mospërfshirje të gjykatës, Gjykata supreme e refuzoi kërkesën dhe për 29 nëntor është caktuar seancë e re gjyqësore në Veles.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP