Kapet banda e ‘minjve të shtëpive’ në Itali, 3 shqiptarë në pranga

Një bandë e vogël shqiptare e specializuar për thyerje banesash u arrestua nga karabinierët italianë.

Një patrullë mbërriti në vendin e ngjarjes, ky pikasi dy persona që u ngjitën me shpejtësi në një automjet tip Ford duke ikur me shpejtësi të lartë drejt Vicenzës. transmeton Sot.com.al.

Fordi u ndal pas disa miljesh nga policia Caldogno-Costabissara. Agjentët gjetën në mesin e saj tre shqiptarë me banim në Milano, përkatësisht me inicialet: T.N. e L.D. 20 vjeç dhe G.A. 39-vjeç, i njohur për policinë si ekspert grabitjesh apo me nofkën “minj apartamentesh” për shkak të aftësisë së tyre për të depërtuar në çdo banesë.

Karabinierët janë të bindur se tre shqiptarët formojnë një bandë të specializuar për vjedhjet në Alto Vicentino, të kryera muajt e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button