Kundërspin: RTVM do të ketë financim të qëndrueshëm, por të pamjaftueshëm

Edhe pse ende ekzistojnë deklarata për shërbim të fuqishëm radiodifuziv, edhe në propozim ligjin për ASHAAV shkruan se radiodifuzioni do të financohet me 0,7 përqind të buxhetit, ndërsa në ato korniza pjesa më e madh për RTVM-në, ky numër është dikur 0,57 përqind sipas propozim-buxhetit të RM-së, ndërsa parat që do të merr RTVM-ja janë rreth 5 milion euro më pak se vitin e kaluar, shkruan  Vërtetmatësi.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, nën kompetencat e të cilit hyjnë edhe mediumet, duke folur për reformën në dhe rreth radiotelevizionit të Maqedonisë, e tha qëndrimin në vazhdim, në të cilin disa pjesë janë gjysmë të vërteta, të vërteta të shtrembëruara, gjegjësisht spine:

Spin: RTVM më nuk do të vijë në gjendje që të kërkojë mbështetje shtesë financiare prej Qeverisë, siç ishte rasti kur mjetet e mbledhura nga taksa radiodifuzive nuk ishin të mjaftueshme. Ky (financim i Buxhetit) do të sjellë financim të qëndrueshëm të RTVM-së, RDM-së dhe AVMU-së, gjegjësisht ata më nuk varen nga përqindja e pagesës së taksës radiodifuzive. Në këtë mënyrë TRVM më nuk do të duhet që të përgjigjet para qeverisë, por me programin e vet përgjigjet vetëm para Kuvendit 

Kundërspin: Ministri Mançevski një qëndrim të tille e tha pas bisedave me abasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Stefanson, i cili i ka përgëzuar për përpjekjet dhe reformat të cilat i zbaton MSHIA dhe të cilat sipas tij do të sjellin një shërbim më të fuqishëm radiodifuziv.

Në deklaratën e Mançevskit është e vërtetë se mënyra e financimit të RTVM-së, Radiodifuzionit të Maqedonisë dhe Agjencisë për Mediume do të jetë më e qëndrueshme dhe nuk do të varet nga lartësia e taksës së mbledhur radiodifuzive. Por, aspak nuk është e sigurt se me këtë mënyrë të financimit, të paktën RTVM nuk do të vijë në gjendje që të kërkojë mbështetje shtesë financiare.

Që të argumentohet ky pretendim, se parat e parapara nga buxheti nuk do të jenë të mjaftueshme dhe RTVM me siguri do të jetë e detyruar që t’i drejtohet Qeverisë ose burimeve të tjera të financimit – ndoshta donacioneve dhe grante, duhet vetëm që të shihen krahasimet e deritanishme të buxhetit vjetor në vitet e fundit dhe ndarja se sa prej atij financimi ka ardhur prej TRD-së, ndërsa Qeveria me baza të ndryshme, ndihmë teknike,  nga Ministria e Kulturës, incizimi i kompanive vendor etj.

Këto numra janë marr nga Drejtoria e të Hyrave Publike, të cilat u dorëzuan para disa muajsh deri të Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) për nevojat e pjesëmarrjes së grupit punues për financimin e RTVM-së:

Edhe pse dallimet janë të vogla mes këtyre numrave të RTVM me raportet e saja vjetore në pjesën e pagesës së TRD-së, lart-poshtë bëhet fjalë për shuma të njëjta, ashtu që, mund të merren si bazë e sigurt për kalkulime.

Këto para Qeveria, siç shkruam më lartë, çdo vit jepte vetëm për RTVM-së, Buxheti vjetor i shërbimit publik në të njëjtat vite arrinte vlerën:

tabela 2

SA PARA PLANIFIKON QEVERIA QË TË NDAJË PËR VITIN 2018?

Financimi i RTVM-së, RDM dhe AAVMU në vend të taksës radiodifuzive, e cila u shfuqizua me përfundimin e muajit shtator të këtij viti, tani zëvendësohet me paratë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Në tre vitet e fundit për këtë qëllim janë ndarë saktë 200 milion denarë vetëm për Radiotelevizionin e Maqedonisë, dhe sipas llogaritjeve, ajo i përgjigjet 0,4 përqind të buxhetit në nivel vjetor, edhe pse në ligjin e propozuar për shfuqizimin e TRD-së përmendet shifra 0,5 përqind e buxhetit. Por kjo është më pak e rëndësishme, sepse në versionin e fundit të Ligjit për AVMU-në, i cili gjendet në MSHIA, në të cilin janë të rregulluara edhe financimi i RTVM-së, RDM-së dhe AVMU-së, thuhet se do të kap 0,7 përqindëshin e Buxhetit të RM-së.

Por, nëse e shohim në detaje propozimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë, në pjesën e të hyrave të MSHIA, shkruan se për veprimtari radiodifuzive, për RTVM-në, RDM dhe AVMU-së si subvencione dhe transferime do të ndajnë 1,9 miliard denarë, gjegjësisht 19,349 milion euro. Kjo është një norma më e paktë se 0,7 përqindëshi i anës së të hyrave (mbi 211 miliard denarë) dhe arrin diku rreth 0,57 përqind të Buxhetit të Republikës së RM-së.

Çka do të thotë konkretisht kjo për RTVM-në? Sepse edhe deri më tani, dhe prej tani të hyrat do të ndahen sipas formulës 74,5 përqind për RTVM-në, 19,5 përqind për RDM dhe 6 përqind për AVMU (neni 105), kjo do të thotë se RTVM nga sasia i përgjithshëm për veprimtari do të merr rreh 14.415 milion euro.

tabela 3

Në RTVM janë të vendosura në propozim ligjin edhe të hyrat prej shitjeve të përmbajtjeve komercial ose përmbajtjeve në produksionin e vet dhe të tjera të drejta, por prej kësaj, sipas raporteve të deritanishme financiare, RTVM nuk do të mund të shpresojë në vitin 2018 një shumë më të madhe se një milion euro. Dhe pyetja nëse do të mbetet ashtu në ligj, sepse televizionet komerciale lobojnë fuqishëm për RTVM-në, nëse financohet prej buxhetit, të mos ketë të hyra prej tregut të reklamave, që është një qëndrim i kuptueshëm.

Nëse krahasohet shuma e deritanishme me të cilat ka punuar RTVM dhe të hyrat mbi të cilat mund të llogariten prej buxhetit, nëse merren parasysh borxhet e RTVM-së, nëse merret parasysh gjendja e përgjithshme e personelit dhe planit material-teknik (strukturë e moshës së vjetër, teknikë nën minimumin e nevojshëm) dhe nëse merren parasysh planet që Programi i dytë të jetë 24 orë në gjuhën shqipe, si dhe hapja e Programit të Katër për përdorimin e 6 gjuhëve të tjera minore, atëherë për çfarë qëndrueshmëri financiare dhe të konsoliduar të RTVM-së flet ministri Mançevski me 14,4 milion euro prej Buxhetit të RM-së?

Kjo shumë shkurtohet me premtimet e deritanishme se RTVM nuk do të ketë më pak para se deri më tani dhe se me kërkesa të BE të theksuara në raportin e dytë të ekspertëve të ekipit të Rajnhard Pibe-së, në të cilin kërkohet “që urgjentisht të sigurohen mjete të nevojshme që të përforcohet pavarësia e saj dhe që të mundësohet puna efikase dhe përparimi”.

Për këtë shkak, edhe pse bëhet fjalë për propozim-buxhet dhe për propozim për ndryshime në Ligjin për AVMU-në, vlerësojmë se deklarata se “RTVM nuk do të vijë në atë situatë që të kërkojë mbështetje shtesë financiare prej Qeverisë, siç ishte ai rasti kur mjetet e mbledhura nga taksa radiodifuzive nuk ishin të mjaftueshme” – është e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin. 

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button