Haradinaj votoi dhe i fton qytetarët të dalin të votojnë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi e realzoi të drejtën e tij të votimit, tha se rëndësia e daljes në votime është shumë e madhe, pasi Kosovën e presin shumë punë.

Ai me këtë rast i ftoi qytetarët që të dalin të votojnë, pasi sipas tij me këtë vendim të tyre jetojnë katër vjet.

“Kosovën e presin shumë punë. Po ata që i marrin përgjegjësinë duhet ta kenë legjitimitetin e qytetarëve. Andaj i lus qytetarët që të mos e neglizhojnë por të dalin të votojnë””, tha Haradinaj.

Sipas zëdhënësit të Komisionit qendror të zgjedhjeve, Valmir Elezi, deri në ora 11 nga gjithsej 1.353.680 votues me të drejtë vote, kanë votuar 89.472 ose 6,9 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button