Adelina: Nuk kthehem më si këngëtare (Video)

Adelina Ismaili ditë më parë bëri bujë kur u shfaq para publikut në Gjilan duke bërë që fansat të interesoheshin menjëherë për mundësinë e rikthimit të saj në skenë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse mbështetja e publikut dhe duartrokitjet e bëjnë të ndihet mirë, këngëtarja është e vendosur për të ardhmen dhe duket se muzika nuk bën pjesë më në prioritetet e saja.

“Jo, jo… Taman si këngëtare jo, kurrë më! Nuk besoj”, është përgjigjur Adelina për Prive kur është pyetur se a do të kthehet si këngëtare në industrinë muzikore.

“Do të kthehem, por në diçka tjetër. Në aktrim”, ka treguar ajo më tej.

Ajo ka thënë se ka diçka konkrete sa i përket aktrimit, mirëpo nuk ka dhënë më shumë detaje.

Edhe gjatë këtij prononcimi, Adelina e ka bërë të qartë se prioritet i saj mbetet familja dhe djali Uliksi.

Natyrisht se vendimi i këngëtares për të mos u kthyer në muzikë do t’i zhgënjejë fansat e saj, por ata do ta kenë mundësinë ta shohin në një profesion tjetër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP