Takimi Zvizdiq-Zaev, ndërmarrjet të realizojnë linjë ajrore Sarajevë-Podgoricë-Shkup

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në kuadër të vizitës së punës dyditore në Sarajevë, pasdite është takuar me kryesuesin e Këshillit të ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq ku pas takimit kanë njoftuar se “do të dërgojnë letër të përbashkët deri te të gjitha ndërmarrjet ajrore, të interesuara që të realizojnë linjë ajrore Sarajevë-Podgoricë-Shkup”.

“E shfrytëzojmë çdo mundësi që ta avancojmë bashkëpunimin në çdo nivel të mundshëm, si pritje e BE-së, por edhe në dobi të qytetarëve të dy vendeve”, theksoi Zaev para gazetarëve.

Ai shtoi se bëhet fjalë për avancim të mundësive për bashkëpunim ekonomik, në fushën e tregtisë dhe në fushën e IT sektorit.

“Kryeministri Zaev solli në Ballkanin Perëndimor energji të re pozitive”, vlerësoi pas takimit të delegacionit të dy vendeve, të Maqedonisë dhe të BeH-së, kryesuesi Denis Zvizdiq, i cili konfirmoi se edhe ai e pranon nismën e kryeministrit Zaev për linjën ajrore në relacionin Sarajevë-Podgoricë-Shkup.

Në këtë drejtim është ftuar BeH që të jetë në mënyrë aktive e kyçur në samitin e IT që e organizon Republika e Maqedonisë në Shkup në nivelin rajonal, me qëllim të avancimit të ekonomisë digjitale, lidhjeve tregtare dhe të komunikacionit. Për këtë është shprehur interes për bashkëpunim nga ana e përfaqësuesve të BeH-së.

Në takimin e punës është vlerësuar se bashkëpunimi mes dy shteteve është i mirë dhe shkon në linjë të epërme, se do të thellohet në nivel politik dhe ekonomik, sidomos me krijimin e kushteve të mira për investuesit vendorë dhe të huaj në vend, se dy shtetet kanë qëllime, ngritje të standardit të jetesës së qytetarëve, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në shtetet dhe në rajon, si dhe integrimet në BE dhe NATO.

Me kryeministrin Zoran Zaev në Sarajevë janë edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe sekretari shtetëror në MPJ Viktor Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button