Aksident ajror në afërsi të Londrës, përplasen avioni dhe helikopteri

Një avion i lehtë dhe një helikopter janë përplasur në ajër në rajonin Buckinghamshire të Britanisë, ndërsa bëhet e ditur se avioni dhe helikopteri i involvuar në aksident nuk kanë qenë ushtarakë, por civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përplasja ka ndodhur në afërsi të qytezës Aylesbury në Buckinghamshire, që ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit britanik, Londër.

Sipas një deklarate nga Wycombe Air Park në afërsi të ngjarjes, që të dy mjetet fluturuese janë ngritur nga vendet ku përkasin dhe janë civile.

Ndërkaq, në deklaratë nuk janë dhënë detaje lidhur me pasagjerët ose ekuipazhin dhe karakteristikat e mjeteve ajrore.

Edhe Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë kanë konfirmuar se mjetet fluturuese të aksidentuara nuk janë ushtarake.

Siç njoftohet, që të dy mjetet fluturuese kanë rënë pas përplasjes, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe shëndetësore emergjente dhe zjarrfikës.

Disa rrugë në afërsi të vendit të ngjarjes janë mbyllur për qarkullim, ndërkohë që nuk janë dhënë informacione nëse ka të vdekur ose të plagosur si pasojë e aksidentit.

Thuhet se mjetet e aksidentuara kanë rënë në afërsi të rezidencës historike Waddeston Manor të administruar nga Fondacioni Rothschild, që i përket kësaj familjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button