Nasir Musliu zgjedhet kryetar i Këshillit të Komunës Gostivar

Nasir Musliu nga radhët e BDI-së është kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit me mbështetje të LSDM-së, BDI-së dhe RDK-së si dhe një votë nga VMRO .

LEXO: Gostivar, ASH dhe BESA: Oliver Spasovski fajtor që nuk arritëm të mbajmë seancën konstituive

Ai është zgjedhur me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm, pas tre pauzave për koordinim të grupeve këshilldhënëse.

Seanca konstitutive e përbërjes së re, e cila siç është paralajmëruar është dashur të ketë karakter solemn, është zhvilluar me vërejtje dhe disa kërkesa për pushime për shkak të koordinimit, transmeton MIA. 

Kryetari i deritanishëm i Këshillit, u propozua dhe u zgjedh me 16 vota të anëtarëve të Këshillit, ndërsa dy abstenuan. Në pikën për zgjedhje të kryetarit të Këshillit nuk morën pjesë koalicioni i Aleancës për shqiptarët BESA dhe Lëvizja për unitet kombëtar të turqve. Pasi që kërkesa e grupit këshilldhënës të VMRO-DPMNE-së për anulim të seancës, nuk është pranuar, tre anëtarët e grupit e braktisën seancën.

“I falenderohem mbështetjes dhe besimit të kolegëve për zgjedhjen dhe paralajmëroj bashkëpunim dhe punë transparente, pa ndarje në çfarëdo qoftë baze. Nuk e justifikoj mënyrën, në të cilën anëtarët tjerë të këshillit vepruan, ndërsa do të kërkojmë edhe përgjegjësi nga pushteti lokal, për shkak se nuk i siguruan kushtet e nevojshme për mbajtje të seancës. Pa paralajmërim e tërhoqën përkthyesin dhe shërbimet që udhëheqin procesverbalin dhe i numërojnë votat”, deklaroi Nasir Musliu, kryetari i sapozgjedhur i Këshilit.

Shumicën e re dhe koalicionin në nivel lokal e konfirmoi edhe koordinuesi i grup këshillimor të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja dhe në mënyrë të hapur e kritiko, siç tha pengimin e punës së këshillit.

“Bashkëpunimin dhe koalicionin të cilin e kemi në nivel qendror me BDI-në e konfirmojmë edhe sot në nivel lokal. Po, tani ne e kemi shumicën dhe në të ardhmen do të punojmë për të mirën e qytetit, në pajtim me programet tona parazgjedhore. Unë jam i dëshpëruar nga marrëdhënia e kolegëve nga Aleanca dhe VMRO-DPMNE-ja të cilët e braktisën seancën”, tha Zoran Angelov nga LSDM-ja.

Seanca konstituive e përbërjes së re të Këshillit të komunës së Gostivarit filloi në mëngjes në orën 10:00 dhe pas më shumëse pesë orëve u ndërpre. Vazhdimi i seancës do të caktohet në mënyrë shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button