Vdes bosi i mafies siciliane “Koza Nostra”

Bosi famëkeq i mafias siciliane Salvatore Toto Riina vdiq sot në spital në moshën 87-vjeçare si pasojë e kancerit, në qytetin italian Parma.

Bosi i dikurshëm i organizatës së frikshme kriminale Coza Nostra, u burgos në vitin 1993. Ai po vuante një dënim me 26 burgime të përjetshme dhe besohet se ka urdhëruar më shumë se 150 vrasje, transmeton Alsat-m.

Toto Riina ishte në gjendje kome prej ditësh dhe familjes së tij i ishte dhënë leje speciale për ta vizituar në pavijonin burg të spitalit të Parmës.

Djali më i madh i Riinës, Giovani, gjithashtu është në burg dhe po vuan dënim me burgim të përjetshëm.

Riina u shpall fajtor si urdhëruesi i një serie vrasjesh dhe sulmesh me bomba në Romë, Milano dhe Firence në vitin 1993.

Një vit më herët dy gjykatës antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, u vranë në luftën e Riinës kundër shtetit dhe sipas analistëve ishin pikërisht këto dy vrasje që shënuan fundin e bosit dhe perandorisë së tij mafioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button