Ekspozitë e skulpturave nga Xhezair Rexhepi në Çifte hamam

Galeria Kombëtare e Maqedonisë sonte nga ora 20 në Çifte Hamam do të hapë ekspozitë të pavarur të skulpturave nga Xhezair Rexhepi.

Arsimimin akademik Rexhepi (1983) e ka marrë në Fakultetin për Arte Figurative në Tetovë, ndërsa pas diplomimit punon në Qendrën konservatore në Gostivar.

“Krahas aktivitetit konservator, është e dukshme edhe krijimtaria e tij autoriale. Në gjurmim për gjetje të shprehjes personale vizuale, Rexhepi në skulpturë lëviz në sferën e formës skulpturore abstrakte-të gjeometrizuar dhe lidhjes – si të formave ashtu edhe të materialeve. Ai kultivon struktura plastike me shenja të sigurta semantike dhe asociative”, njofton GLM.

Изложба Џезаир Реџепи 2

Materiale më të shpeshta që i përdor autori në veprat e tij janë poliester, metal, dru…si dhe kombinim të materialeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button