Qendra e Shkupit pa ngrohje qendrore

Qendra e Shkupit sot në mëngjes është pa ngrohje qendrore për shkak të një defekti të përçuesit kryesor nga rrjeti shpërndarës i ngrohjes nga ngrohtorja “Istok”.

Nga kompania “BEG” e cila është angazhuar për distribuim dhe furnizimin me energji termike informojnë se ekipet po punojnë në riparimin e defektit dhe se pritet rreth mesditës konsumatorët nga kjo pjesë e qytetit të kenë ngrohje qendrore.

“Sipas vlerësimit pritet në afat më të shpejtë, për dy orë defekti të sanohet, pas çka do të vijojë mbushje e përçuesit dhe normalizim i dërgesës së energjisë termike. Ngrohja pritet të stabilizohet rreth mesditës”, thonë nga “BEG”.

Për informacione shtesë qytetarët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në tel: (02) 3076 200.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button