Katër ushtarakë shqiptarë dezertojnë në Britaninë e Madhe

Katër pjesëtar të forcave speciale “komando” të Armatës shqiptare, që ishin në Britaninë e Madhe kanë dezertuar pas  përfundimit të trajnimit.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë njoftoi dje se katër efektivë ushtarakë, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj.

Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”.

“Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatëse”, njofton ministria e Mbrojtjes.

Burime të “Lapsi.al” thanë se ushtarët komando janë nisur drejt Anglisë në datë 4 tetor 2017 të shoqëruar nga toger Roland Poci.

Të njëjtat burime thanë se në datën 19 tetor gjatë kthimit në atdhe ushtarët Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk janë kthyer në Shqipëri, por kanë dezertuar duke vendosur të emigrojnë në këtë vend.

Edhe policia lokale është vënë menjëherë në kërkim të tyre por deri më tani nuk ka pasur rezultat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button