Deputetët debatuan për zgjedhjen e zv/sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, kandidatë: Asani Salija, Mikllovski dhe Kacarska

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e katërt të seancës së 8-të sot debatuan rreth propozim vendimit për emërim në funksionin zëvendës të Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë.

Sipas deputetëve të opozitës zgjedhja e pesë zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë është krijimi i shpenzimeve shtesë dhe kënaqjen e llogaritjeve brendapartiake dhe të koalicionit. Kërkoi të ndërpritet procedura, të ndryshohet Ligji për Kuvendin e RM-së, dhe të parashihen procedura dhe kritere për zgjedhje e zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm, transmeton MIA. 

Deputeti Axhievski Kostadin nga Kolaicioni i LSDM-së, tha se funksionimi i pesë zëvendësve të Sekretarit të përgjithshëm do të thotë Kuvend më  efikas, ndërsa do të kushtojnë më pak nga një fragment të një përmendore të projektit Shkupi 2014.

Zëvendëskoordinatori i grupit të deputetëve të grupit të Besës Fadil zendeli, tha se debati ka problem juridik, sepse kandidatja Ermira Asani Salija, e propozuar nga partia tashmë ka funksion tjetër, gjegjësisht është anëtare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Ky është problem juridik, ndërsa procedurale dhe si i tillë është kontestues të shqyrtohet, sepse ka një kandidat i cili tërhiqet. Duhet të shkohet me propozim të ri të Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe sërish të kthehet në Kuvend dhe të vendoset si tërësi”, tha Zendeli.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, theksoi se nuk ka problem juridik sepse Kuvendi duhet individualisht të proncohet për kandidatët, si dhe se Ermira Asani Salija me shkrim ka dorëzuar deklaratë se tërhiqet nga zgjedhja e zëvendës të sekretarit.

Dy kandidatët e tjerë të cilat i propozoi Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë Miki Mikllovski dhe Marijana Kacarska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button