A do të na ngjajnë robotët e së ardhmes?

Kur mendojmë për robotët shohim fytyrat pothuaj njerëzore të icub, robotëve fëmijë ose atë të Sofias, androidit të parë me nënshtetësi. Rallë na vijnë ndër mend Cassini, Tesla Model X ose dronet taksi në qiellin e Dubait. Edhe këta janë robotë, edhe pse nuk i përgjigjen kritereve të rrëfimtarisë fantashkencë që kemi krijuar rreth këtyre makinave, shkruan Bota.al.

Bëmë baba…Ashtu si tregon një artikull i publikuar tek “The Conversation”, pas androideve të ndërtuara sipas imazhit ngjashmërisë sonë ka një lloj parimi të vanitetit që nuk përputhet me efikasitetin. Na pëlqen të mendojmë se jemi krijesa dominuese në planet dhe që robotët janë të destinuar të na mposhtin, të paktën duhet të na imitojnë në pamje dhe aftësi.

Një model me defekt. Nuk dimë të fluturojmë, nuk dimë mirë të notojmë, nuk mbijetojmë në boshllëk dhe për të përshkruar distanca të largëta ecim me rrota. Të ecim me dy këmbë është e dobishme, por nuk na lejon të përshkruajmë distanca të gjata shpejt, kërkon vite përsosmërie (që nga zvarritja deri tek ngritja në këmbë) dhe një zhvillim cerebral. Jo rastësisht robotët mezi hapin një derë pa u rrëzuar.

Më të mirë se ne. Nëse për përkufizim të termit robot pranojmë atë të një makine të aftë për të observuar dhe reaguar me ambjentin me një kontroll nga ana e njeriut, atëherë në të ardhmen e afërt do të jenë të specializuar në lëvizje dhe nuk do të na ngjajnë aspak.

Pushtim i heshtur. E ardhmja e robotikës është motori dhe është prezent. Ka formën e mjeteve pa drejtues, pilotin automatik në aeroplanë, drone për dorëzime, autobuzë dhe trena automatikë që po përgatiten ose tashmë janë prezentë në qytetet tona. Makinat automatike janë në shërbim të eksplorimit hapsinor ose në atë të oqeaneve. Këta janë robotë edhe pse nuk kanë asgjë të përbashkët me imazhin që ky term na sjell ndër mend.

Përtej njeriut. Më shumë sesa të krijojmë makina që të na ngjajnë në gjithçka, duhet të fillojmë të mendojmë për problemet që na imponon ambjenti dhe si duhet t’i zgjidhim. Pse duhet të prodhojmë një android me duar të komplikuara për të ngritur një çekiç, kur mund të vendosim direkt çekiçin në duart e tij? Pse duhet të ndërtojmë një robot me dy këmbë që të kacaviret mbi rrënojat e një tërmeti kur zinxhirët ose putrat garantojnë stabilitet më të madh? Në vitet e ardhshme do të shohim makina të notojnë, të fluturojnë, të rrëshqasin, dhe të kalojnë përkrah. Vështirë, por do ta bëjnë me mbi dy këmbë. / Focus – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP