Çavushogllu: Janë larguar nga detyra një e katërta e diplomatëve

Ministri turk i Punëve të Jashtme shkarkoi nga detyra një të katërtën e diplomatëve, për shkak të dyshimit se kanë mbajtur marrëdhënie me grupin përgjegjës për tentimin e vitit të kaluar për grusht shtet, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushogllu.

Në takimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Çavushogllu theksoi se shkarkimet janë bërë në bazë të dëshmive serioze. Ai shtoi se numri i personave të cilët  kthehen në funksionet e tyre, tregon se Ministria “nuk ka lejuar gabim”.

Sipas autoriteteve turke, e ashtuquajtura FETO (Organizata fetuliste terroriste) predikuesit mysliman Fetulah Gjylen i cili jeton në SHBA, është përgjegjëse për tentimin për grusht shtet më 15 korrik të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button