Kjo vajzë 4-vjeçare është frymëzim për të gjithë (FOTO)

Ndërsa dimri është duke zënë vend, nuk po guxon të ngrihesh nga shtrati apo jo? Tani duhet të shohësh se ç’bën një 4-vjeçare për të kuptuar se është koha të merresh më shumë me veten edhe në dimër, transmeton Revista Class.

Kjo bukuroshe me flokë të artë ka hashtag #stronggirlstrongworld, dhe është duke frymëzuar gratë në të gjithë botën për të qenë më të forta brenda dhe jashtë vetes.

Emri i saj është Princesha P, dhe është e jashtëzakonshme në ‘Cross Fit’ dhe gjimnastikë. Është vetëm 4 vjeç dhe jo aq shtatlartë sa moshatarët e saj.

 Por mos e gjykoni për shkak të moshës apo trupit – ajo është e mahnitshme, madje edhe më shumë se të rriturit që kanë dyfishin (pesëfishin) e peshës dhe lartësisë së saj.

Si 4-vjeçare, kjo vogëlushe është frymëzim. Kur ishte vetëm foshnjë, bënte ushtrime të jashtëzakonshme, kërcime në lartësi që as të rriturit nuk i arrinin. Është shembull i dobishëm për shkak edhe të këmbënguljes së saj – nëse do diçka, e arrin patjetër.

Tani, një pjesë frymëzimi e Princeshës P është edhe fakti që babai i saj, James Townsend, është ish-themeluesi i skuadrës ‘Chicago Bears’. Ai është gjithashtu themelues i AUTUMO CrossFit, ku Princesha P ushtrohet që foshnjë.

Njerëzit të cilët urrejnë t’i çojnë fëmijët në aktivitete të tilla fizike, mjafton të shohin se Princesha P është duke e ndjekur këtë lloj sporti dhe kjo gjë e bën atë shumë të lumtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button