Qeveria formalisht e ka përmbushur Planin 3-6-9 në pjesën e mediumeve për tre muajt e parë

Duke publikuar planin për reforma në tre muajt e parë në sferën e mediumeve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë radhiti 8 pika si aktivitete të tre muajve të parë të planit, për të cilat pas verifikimit vërtetuam se janë të përmbushur pothuajse në tërësi:

  •  Miratimi i deklaratën për shprehjen e vullnetit të fortë politik dhe mbështetja e Qeverisë dhe e institucioneve për ndryshime të vazhdueshme të Kodeksit Etik për informim mediatik 
  •  Marrja e vendimit të Qeverisë për ndalimin e reklamave te readiodifuzuesit komercial (përjashtim në mediumet sociale) dhe transmetimi i komunikimit me qytetarët përmes shërbimit publik radiodifuziv
  • Publikimi i të gjithë harxhimeve të Qeverisë për reklama dhe shpjegimi i kritereve për zgjedhje të mediumeve për periudhën 200-2017, në formatin e paraqitur nga Komisioni Evropian
  • Mbajtja e konsultimeve publike me mediumet, shoqatat e mediumeve dhe organizatat qytetare
  • Përgatitja e propozim-ndryshimeve të Ligjit për mediume dhe Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele, të cilat do të mundësojnë ndryshim në Kodeksin Etik për informim të zgjedhjeve dhe jashtë zgjedhjeve, si dhe përforcimin e pavarësisë dhe kapacitetit të rregullatorit mediatik dhe shërbimit publik radiodifuziv 
  • Përgatitja e propozim-ndryshimeve të rregullativës ligjore  të cilat do të sigurojnë zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele (ASHAAV), mbi bazë të meritës
  • Përgatitja e shqyrtimit të rasteve të deritanishme të sulmeve dhe shtypjeve fizike dhe verbale, gjuhës së urrejtjes dhe të ngjashme, mbi gazetarët 
  • Mbajtja e brifingjeve javore në mes Qeverisë dhe mediumeve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në fillim të korrikut miratoi të ashtuquajturin Plani 3-6-9, me të cilin definoi edhe qëllimet e veta për reforma urgjente në më shumë fusha, me qëllim që sa më shpejtë të rrumbullakohen edhe Reformat urgjente me prioritet dhe të tjera kushte të nevojshme rreth integrimit në Unionin Evropian, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Në fushat më lartë ishin të numëruar edhe reformat në sektorin mediatik. “Vërtetmatësi” verifikoi javën e kaluar realizimin e Planit 3-6-9 në tre muajt e parë, me çka mori edhe përgjigjen e Qeverisë se në pjesën e mediumeve planin e kanë përmbushur në tërësi, gjegjësisht 100 përqind.

Ky pretendim i Qeverisë është i saktë, edhe pse kishtë një vonesë minimale në raport me disa hapa të numëruara të cilat ajo i ndërmori edhe pse në njërën prej masave, nga 8 gjithsej, përmbushja nuk është  njëqind përqind.

Pika e parë, për miratimin e një deklarate për mbështetje të Qeverisë dhe institucioneve për zbatimin e Kodeksit etik gjatë informimit të mediumeve, u realizua në seancën qeveritare në shtatorë, kur tashmë një vendim i këtillë vetëm se ishte miratuar.

Pika e dytë, ndalimi i reklamave qeveritare u realizua në fund të muajit gusht të vitit 2017 në seancën e 24, ndërsa njëkohësisht iu propozua edhe njësive të vetëqeverisjes lokale “të ndalojnë së emetuari”, gjegjësisht të reklamojnë fushata/spote në hapësirat e paguara në mediat elektronike komerciale – televizione dhe radio, gazeta ditore dhe javore, billborde, internet portale, me përjashtim të mediumeve sociale”.

Pika tretë, për publikimin e të gjithë harxhimeve në media të cilat i ka bërë qeveria e mëparshme në periudhën prej dhejtë viteve u realizua në dy konferenca të ndara për shtyp të zëdhënësit të qeverisë Mile Boshnjakovski, të mbajtura me 16 shtator dhe me 24 shtator të vitit 2017.

Pika  e katërt, mbajtja e konsultimeve publike me mediumet dhe organizatat mediatike ka filluar që në qershor të vitit 2017 gjatë takimit të kryeministrit Zoran Zaev me përfaqësuesit e SHGM dhe të SPGM, ndërsa ka vazhduar ka mesi i korrikut me konsultime të të gjera në Klubin e deputetëve me organizatat joqeveritare rreth reformave në legjislacionin mediatik.

Me këtë ka filluar edhe realizimi i pikës së pestë, ndryshim i Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuele (LSHAAV). Tashmë në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit, deri të mediumet dhe shoqatat e gazetarëve u dorëzua edhe propozimi i parë i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për (ASHAAV). Më shtator përmes ndryshimeve rreth anëtarëve në ligjin, Kuvendi i RM-së shfuqizoi taksën radiodifuzive, ndërsa financimi i TRM u mbështet me 0.5 përqind të buxhetit, gjegjësisht rreth 200 milion denarë për tremujorin e fundit.  

Konsultimet si pjesë e pikës së katërt dhe të pestë vazhdojnë, dhe në fund të tetorit është mbajtur edhe seri e re e takimeve, me qëllim reformat në legjislacion.

Pika e gjashtë, plotësimi i ndryshimeve të rregullimit ligjor që ka të bëj me “zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale (ASHAAV), mbi bazë të meritës”, është mbajtur në të vërtetë në pikën e pestë, sepse tashmë është përgatitur Propozim i ligjit për ndryshime të LSHAAV (i dyti) dhe ekspertiza e atij vendimi ligjor nga ana e Zyrës për mediumet pranë OSCE-së. Që të dy dokumentet janë të publikuara në ueb-faqen e MIOA.

Pika e shtatë mbi baza, para së gjithash, me kërkesë të drejtpërdrejtë të SHGM-ës dhe SPGM-së. Sipas informacioneve nga Shoqata, kjo pikë është përmbushur pjesërisht. SHGM tashmë ka realizuar një bashkëpunim të ngushtë me MPB dhe kanë marr përgjigje se janë regjistruar 52 raste të sulmeve mbi gazetarët, se në tërësi janë hetuar 10, me ç’rast vetëm 5 i janë dorëzuar prokurorisë Themelore, ndërsa 5 kanë shkuar drejtpërdrejtë në gjykatë, me ç’rast janë shqiptuar dënime për shkelje të lehta të ligjit, thuhet në përgjigjen e SHGM-së për pyetjen tonë. Por, gjuha e urrejtjes kundër gazetarëve, siç qëndron edhe në pikën e planit qeveritar, nuk kanë marr asnjë informim, ndërsa kanë parashtruar më shumë iniciativa për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, por PTHP i ka refuzuar.

Pika e tetë për mbajtjen e takimeve javore me gazetarë realizohet që në korrik dhe takimet e këtilla mbahen në ndërtesën e qeverisë çdo të mërkurë.

Sipas verifikimeve të paraqitura më lartë mund që të vërtetohet se premtimi i Qeverisë në lidhje me reformat mediatike në Planin 3-6-9 është i realizuar (përveç të pikës së shtatë e cila është e pjesshme), dhe si bonus, mund që të vlerësohet se Qeveri në çdo seancë që nga 5 shtatori vendosi që mediumet të mund pa pagesë që të shfrytëzojnë shërbimet e Regjistrit Qendror edhe nga Agjencia për Patundshmëri, gjegjësisht Kadastra.

Por, ky realizim formal i kushteve nuk do të thotë edhe realizim kualitativ në përgjithësi, përveç  asaj që Qeveria e lajmëroi se ka për qëllim edhe në Planin: “do të përforcojë edhe do të punoj në profesionalizimin në tërësi të shërbimit publik radiodifuziv”, për shembull.

Në pjesën e RTM-së, Qeveria shkel kërkesat e një pjesë të organizatave të gazetarëve rreth financimit të shërbimit publik. Qeveria në propozimin e ndryshimit të Ligjit dhe në buxhet ka përfshirë se kjo do të arrij vlerën prej 0,7 përqind nga buxheti qendror, ndërsa organizatat mediatike kërkojnë që ajo përqindje të arrij një përqind. Më tej, mungojnë procedura të caktuara rreth shfrytëzimit të publikimeve komerciale të Qeverisë në mediumet sociale, mundësi që mbetet për heqjen e reklamave në mediume, ndoshta procedura më të mira gjatë shfrytëzimit të bazës së të dhënave në dy institucione dhe hapjen e bazave të të dhënave në institucione të tjera, etj. Analiza kualitative, po ashtu do të jetë pjesë e verifikimit të “Vërtetmatësit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button