Sytë katër: shenjat që tregojnë se ai është i dashuruar me ju

Miqtë janë njerëzit tanë më të dashur, pas familjes. Duke qenë kaq të afërt, shpesh mund të ndodh që të bini në dashuri me shokun e ngushtë, apo me shoqen. Nuk do jetë hera e parë që ndodh dhe besojmë as e fundit, shkruan Class. Prandaj, ne do t’ju sjellim më poshtë disa shenja që tregon se shoku i ngushtë ka rënë në dashuri me ju.

Ju ndihmon…

Një shok gjithmonë do t’ju ndihmojë dhe për këtë mos kini dyshime. Por nëse shoku lë të dashurën, punën, ose miqtë për t’ju ndihmuar, atëherë ndenjat e tij shkojnë përtej miqësisë.

Ju bën dhuarata

Ai ka filluar t’ju bëjë dhurata pa asnjë arsye. Një person që ju do, dëshiron gjithmonë t’ju impresionojë dhe përpiqet t’ju blejë gjëra të shtrenjta, apo që i keni ëndërruar gjithmonë.

Bën pazar me ju

Nëse një djalë është i gatshëm për të bërë pazar me ju, gjatë gjithë ditës, atëherë ai dëshiron t’ju bëjë përshtypje me përkushtimin e tij. Por, kini parasysh: një shok, shok i vërtetë gjithmonë lodhet në raste të tilla.

Mban anën tuaj në bisedat e dashurisë

Miqtë janë gjithmonë të gatshëm t’ju mbështesin kur ju ka mërzitur ndonjë djalë. Një shok i vërtetë është subjektiv, por një shok që të do, mban gjithmonë anën tënde në rast zënke apo debati.

Ju kushton shumë vëmendje

Ai kërkon të kalojë kohën vetëm me ju, nuk ka rëndësi se si dhe ku. Për të asgjë tjetër nuk ekziston.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP