Mbrojtja e përbashkët evropiane, lind nga një aleancë e pazakontë

Nga Bernard Guetta

Mungonin vetëm Irlanda, Portugalia, Malta, Danimarka dhe natyrisht Mbretëria e Bashkuar, e cila është pothuajse jashtë Bashkimit Evropian. Të përfaqësuar nga Ministritë e tyre të Mbrojtjes dhe të Jashtme, shtetet e tjera të BE u mblodhën të gjitha në Bruksel më 13 nëntor, për t’i hapur rrugë fazës së parë të mbrojtjes së përbashkët, në formën e një bashkëpunimi të përhershëm e të strukturuar, shkruan Bota.al.

Pothuajse të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, janë angazhuar për të bashkëpunuar në zhvillimin e armëve, materialeve të transportit dhe mjetet kërkimore, duke u hedhur themelet për një industri të përbashkët kërkimore dhe ushtarake, e cila do i jepte Unionit një “autonomi strategjike”, nga Shtetet e Bashkuara.

Situata nuk do të ndryshojë menjëherë. Do të duhen vite para se të kalohet nga qëllimet, tek faktet. Në çdo rast, më Atlanticistët në mesin e vendeve evropiane, si Holanda apo Polonia, sot janë pjesë e një kauze të përbashkët me ata vende, si Franca dhe tani edhe Gjermania, që bëjnë thirrje për krijimin e një mbrojtje Evropiane, një kusht thelbësor për transformimin e BE-së në një aktor kryesor politik, në skenën ndërkombëtare.

Një përgjegjës i vetëm

Vijat ndarëse, të vjetra po aq sa edhe vetë Unioni, duket se janë fshirë, apo kapërcyer në muajt e fundit. E gjithë kjo ka një përgjegjës të vetëm: Donald Trumpin.

Duke vënë në dyshim automatizmin e solidaritetit mes vendeve të Aleancës së Atlantikut dhe duke mbjellë kaos në diplomacinë e SHBA, presidenti më i pazakontë amerikan ka bindur aleatët më besnikë evropianë, se nuk mund t’i besojnë më Uashingtonit.

Ombrella amerikane natyrisht është mbyllur, pikërisht në momentin kur shtetet evropiane shohin daljen e Mbretërisë së Bashkuar, një prej fuqive unike ushtarake të Unionit (bashkë me Francën), dhe gjenden përballë krizave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Donald Trumpi ka përshpejtuar një proces që i ka mundësuar Emmanuel Macronit që të bindë kollaj Angela Merkelin, se ka ardhur momenti për të ribërë Unionin, dhe kjo kalon pashmangshmërisht nga një mbrojtje e përbashkët.

Shpejtësia me të cilën kemi mbërritur në këtë zgjidhje është edhe më e habitshme, po të mendojmë se sot, Franca dhe Gjermania u propozojnë partnerëve të tyre që të përparojnë në fusha të tjera me interes të përbashkët, përtej mbrojtjes, jo duke kërkuar unanimitet, por secili me ritmin e vet, duke krijuar në këtë optikë, sisteme të përhershme bashkëpunimi, lindja e të cilëve parashikohet prej traktateve. / France Inter – Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button