Iraku çliron 13 fshatra nga DEASH-i, vriten dhjetra terroristë

Në operacionet antiterroriste në zonën e qytetit irakian Anbar u çliruan 13 fshatra nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA). 

Rrjeti Mediatik i Luftës i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes të Irakut, bën të ditur se operacionet kundër organizatës terroriste DEASH janë kryer në Al Jazira në perëndim të Anbarit.

Gjatë operacioneve treditore janë vrarë 48 pjesëtarë të DEASH-it, në mesin e të cilëve edhe tre vetëvrasës si dhe u shkatërruan tre makina në të cilat ishin montuar bomba.

Janë çliruar 13 fshatra dhe është paraljmëruar vazhdimi i operacioneve deri në çlirimin e Ravas në kufirin sirian, vendi i vetëm në Irak i cili ende është në duart e DEASH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button