KSHZ i shpalli të përfunduara zgjedhjet lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpalli të përfunduara Zgjedhjet Lokale 2017 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

KSHZ-ja  konkludimin për përfundimin e zgjedhjeve e solli në seancën e djeshme, pasi paraprakisht u publikuan rezultatet përfundimtare nga rivotimi për zgjedhje të kryetarit të komunës së Çairit në një vendvotim.

Raundi i parë i Zgjedhjeve lokale u mbajt më 15 tetor dhe i dyti më 29 tetor. Javën e kaluar u mbajt rivotim në një qendër votimi në komunën e Çairit pasi Gjykata Administrative miratoi një ankimim të Lëvizjes BESA.

LSDM, sipas rezultateve pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, fitoi postin e kryebashkiakut në Shkup dhe kryetarë në 56 komuna, VMRO-DPMNE në pesë, BDI në 10, Aleanca për Shqiptarët në tre, BESA, PDSH dhe PDT nga një, ndërsa kandidatët e propozuar nga grupi i votuesve fituan në tri komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button