Zbulohen detaje të reja se si është organizuar aksioni policor në “Lagjen e Trimave” (VIDEO)

Operacioni për ngjarjet më 9 dhe 10 maj në “Lagjen e Trimave“, nuk është kryer me kujdes dhe ashtu siç duhet nga ana e MPB-së. Kështu tregon hulumtimi i emisionit “KOD” në TV “Telma”, e cila tregon se vlerësimet e policisë kanë qenë tjera, ndërkaq gjendja në terren ka qenë tjetër, njofton Portalb.mk.

Emisioni i “KOD” ka zbuluar detaje për atë se si është organizuar aksioni nga ana e MPB-së në “Lagjen e Trimave” dhe si për shkak të vlerësimit keq policët janë dërguar drejtpërdrejtë në kurth nga 42 pjesëtarët e grupit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, krahasohet një intervistë e atëhershme e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe me faktet e emisionit. Gruevski ka thënë se për aksionin ka pasur vlerësim të shkëlqyer, ndërkaq nga ana tjetër, në emisionin “KOD” thuhet se MPB nuk ka pasur njohuri se të dy grupet janë bashkuar, por se ata kanë menduar se janë në dy lokacione dhe në bazë të asaj ata janë ndarë, pra “EBR” ka shkuar në fshatin Hotël, ndërkaq “Tigrat” në Lagjen e Trimave”.

Gruevski nga ana tjetër thotë se kur janë bashkuar grupet, atëherë ka reaguar policia, gjë që sipas emisionit “KOD” është e pavërtetë, pasi që njësitet speciale fillimisht kanë shkuar Hotël dhe Lagjen e Trimave, ndërkaq kur e kanë parë s’e ska pasur asgjë në Hotël, janë bashkuar në Lagjen e Trimave.

Për më shumë se si ka rrjedhur procesi i i përgatitjes së aksionit së aksionin të policisë në “Lagjen e Trimave mund të lexoni më poshtë

Në MPB më 8 maj 2015 herët në mëngjes është caktuar mbledhje. Janë thirrur komandantët dhe udhëheqësit e njësiteve speciale “EBR” dhe “Tigrat”, ndërkaq mbledhjen e ka udhëhequr kryeshefi i Shërbimeve Qëndrore Policore, Gorançe Savevski, në takim përpara njësiteve speciale është thënë se patjetër duhet që të shkojnë në aksion sa më shpejtë, propozimi i parë ka qenë që të organizohet aksione deri në drekë. Qëllimi ka qenë që një grup i armatosur të shkatërruar, ndërkaq deri atëherë në MPB nuk ka pasur informata që grupi është ndarë në dy lokacione, në fshatin Hotël dhe tjetra në Lagjen e Trimave, përveç asaj ka pasur informata se grupi ka përgatitur edhe shtëpi në fshatin Brezë i cili ndodhet në kufirin me Kosovën, ai drejtim ka qenë për t’u tërhequr grupi në Kosovë, transmeton Portalb.mk.

Sipas planit, “EBR” janë obliguar që të shkojnë në fshatin Hotël, ndërkaq “Tigrat” në Lagjen e Trimave. Fillimisht është kërkuar që aksioni të bëhet më 8 maj, por pasi që udhëheqësit e njësiteve speciale kanë thënë që afati kohor është mjaft i shkurtër, atëherë aksioni është lënë që të bëhet më 9 maj në mëngjes.

Njësiteve speciale u janë dhënë informatat e para për grupit, ndërkaq sipas të njëjtave vlerësimi i MPB-së se në Hotël ka mes 15 dhe 25 persona të armatosur, në Brezë 7-8 persona të armatosur, ndërkaq në Kumanovë, 3-4 persona të armatosur.

Kumanovë, 9 maj 2015

Kumanovë, 9 maj 2015

Policia e painformuar për gjendjen në terren

Përpara se policia të hyjë në Lagjen e Trimave një avion pa pilot “dron” i MPB-së, në vend që të fluturojë dhe të marrë informata mbi qiellin e lagjes së Kumanovës, ka fluturuar mbi fshatin Brezë, i cili ndodhet në mal.

Në momentet e para të aksionit, njësitet policore në terren, aspak nuk anë pasur përkrahje dhe informata për pamjet e dronit dhe kështu ata kanë rënë në kurth.

Derisa grupi ka qenë duke qëndruar në rajonin e Likovës, ata kanë marrë informata se policia po përgatitet për t’i sulmuar dhe për këtë, me anë të një automjeti të Ndihmës së Shpejtë të Spitalit të Kumanovës, grupi bashkë me armatimit ka shkuar në Lagjen e Trimave.

Derisa policët e parë të njësiteve speciale, kanë rënë në vendngjarje, vendi komandues i aksionit ka qenë në hapësirë të zbrazët në Gjorçe Petrov, ndërkaq inçizimet e drejtpërdrejta dhe lajmërimet në radio-lidhje janë projektuar në SPB Shkup.

Shtëpi e shkatërruar gjatë aksionit

Të dënuarit e grupit, gjatë seancës kanë përmendur emra të shërbimeve sekrete, Agjencisë për Siguri dhe Kundërzbulim, se kanë kontaktuar me ta dhe e kanë ditur për rrugën e grupit, por ajo asnjëherë nuk është zbardhur deri në fund, ndërkaq edhe policia nuk ka kurrfarë hetimi për pjesëmarrje të shërbimeve policore dhe tjera shërbime të sigurisë në ngjarjet e 9 dhe 10 majit dhe me lidhjet e mundshme me grupin.

Hetimi ka zbuluar se grupi i armatosur dhe armatimi nga Hotla janë transferuar në Lagjen e Trimave. Transporti është bërë, pa i vërejtur burimet kundërzbuluese.

Skenari është se, grupi në Hotël ka marrë thirrje dhe u është thënë se aksioni është caktuar dhe se njësitet speciale do të shkojnë të përgatitur mirë, me poztë nga kodrat mbi fshat. U është rekomanduar që të njëjtit menjëherë të shkojnë në lokacion tjetër. Në vend që të shkojnë drejt malit, ata nëpërmjet lidhjeve të tyre e kanë siguruar një automjet të Ndihmës së Shpejtë dhe kanë arritur në qytet, përcjellë Portalb.mk.

Deri më tani nuk është zbuluar se kush i ka treguar grupit se do të shkojë njësiti special.

Ashtu siç u tha edhe në emisionin “KOD” grupi i Kumanovës ka qenë në kontakt me shërbimet sekrete dhe për këtë vetë grupi ka thënë në seanca gjyqësore.

Gjatë seancave gjyqësore pjesëtarët e grupit kanë përmendur disa emra të shërbimeve sekrete me të cilët ata kanë. Emri i parë është Nimetulla Abdullahu nga Likova, i punësuar në DSK për rajonin e Komunavoës (përpara 2 muajve Abdullahu ka ndërruar jetë), ndërkaq i dyti, Shenasi Memedi, për të cilin kanë dalë në opinion disa përgjime duke biseduar me Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizajn.

grupi i kumanoves

Problemet organizative në terren dhe vrasja e 8 policëve

3 autoblinda në ora 5 të mëngjesit më 9 maj, 12 përfaqësues të “Tigrave” kanë shkuar në Lagjen e Trimave.

Në momentin  që kanë arritur në Lagjen e Trimave ndaj policëve është gjuajtur me raketë të granatë dore, ndërkaq më pas është gjuajtur bombë, por edhe me rafalë dhe snajperë është gjuajtur ndaj “Tigrave”. Grupi sikur e ka ditur se policët janë duke ardhur. Me këtë rast, dy policë menjëherë vriten, ndërkaq janë lënduar edhe policë tjerë.

Aksionin nuk kanë mundur që ta udhëheqin komandantët pasi që ata kanë qenë në shtabin komandues pa mjete ndihmëse nga dronët, ndërkaq në kazermën në Gjorçe Petrov nëpërmjet radio-lidhjeve dëgjojnë të shtëna, eksplozive etj, transmeton Portalb.mk.

Inçizimet e dronit janë parë në ekranet e mëdhenj në SPB Shkup, atje nuk janë udhëheqësit të cilët drejtpërdrejt duhet të komandojnë me aksionit, por udhëheqësia e MPB-së, drejtorët e BSP-së, DSK-së dhe kryeshefët. Edhe pse njëri nga komandantët ka kërkuar që shtabi të jetë atje, megjithatë kryesia e MPB-së i ka dërguar në Gjorçe Petrov, por menjëherë pasi kuptojnë nëpërmjet lidhjeve që njësiti në terren është në gjendje kritike, me automjet kanë shkuar nga Gjorçja në lagjen Aerodrom, ku kanë arritur për 20 minuta, njëkohësisht pasi që njësiti në Hotël ka konstatuar se atje nuk ka askush dhe të njëjtët kanë shkuar si përforcim në Lagjen e Trimave.

“Tigrat” e sulmuar me ndihmën e “EBR-së” të cilët kanë arritur në Lagjen e Trimave dhe me komandat e SPB Shkup, kanë arritur që të tërhiqen në rrugën kryesore dhe të rigrupohen. Gjatë tërheqjes vritet edhe një pjesëtar i njësiteve speciale.

Komandantët më pas i kanë parë inçizimet e dronëve dhe kanë parë që grupi ka qenë mbi 42 persona dhe jo vetëm 3 siç kishte thënë MPB.

Ashtu siç kanë treguar pamjet e dronëve, të gjithë kanë qenë të përgatitur dhe të renditur në gjysmë rreth për mbrojtje, ndërkaq njësitet speciale kanë hyrë mu në midis të gjysmë rrethit.

Gjatë aksionit

Gjatë aksionit

Të dy njësitet “Tigrat” dhe “EBR” kanë pasur problem pasi që lidhjet janë bërë nëpërmjet dy kanaleve të veçanta, gjegjësisht nuk kanë mundur të komunikojnë drejtpërdrejtë.

Droni fillimisht ka inçizuar në Brezë, por më pas është ridërguar në Lagjen e Trimave.

Inçizimet e DSK-së drejtpërdrejt janë transmetuar në SPB Shkup ku kanë qenë drejtorët e DSK-së dhe BSP-së, Sasho Mijallkov dhe Mitko Çavkov, por edhe kryeshefat Goranço Savevski, Mome Jakimovski, komandati i “Tigrave” Antonio Stankovski dhe këshilltari Sasho Mitevski. Më vonë kanë shkuar edhe ish ministrja e atëhershme, Gordana Jankullovska, por edhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Në ora 10, është qetësuar pak situata dhe nëpërmjet përfaqësuesve të BDI-së, ka filluar që të ketë kontakte të grupit me OSBE-në.

Më 9 maj, nëpërmjet OSBE-së, një pjesë e grupit e cila është udhëhequr nga Sami Ukshimi është dorëzuar. Nga Shtabi i Shkupit kërkojnë që aksioni të mbarojë sa më shpejtë dhe grupi të dorëzohet, njofton Portalb.mk.

Derisa një pjesë e grupit është dorëzuar, një pjesë tjetër ka qëndruar në shtëpitë duke i sulmuar policët, aty humbin jetën edhe 4 policë të njësive speciale.

Nga Grupi kanë vdekur 10 persona, mbi 40 persona.

Rasti i "Kumanovës"

Emisionin e plotë ndiqeni më poshtë:

One thought on “Zbulohen detaje të reja se si është organizuar aksioni policor në “Lagjen e Trimave” (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP