Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me të reshura të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët jugore dhe qendrore. Lokalisht do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht në pjesën jugore.

Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 15 gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira dhe me të reshura të shiut. temperatura do të arrijë deri në 11 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit deri të premten do të mbizotërojë moti i vrenjtur me shi, i cili në shumë vende do të jetë i rrëmbyeshëm dhe pritet të bien mbi 40 l/m2. Reshje më të rrëmbyeshme do të  ketë në pjesët jugore dhe perëndimore, ku lokalisht mund të kalojnë 70 l/m2. Në pjesët jugore do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima  të rralla. Më pak të reshura pritet në pjesët lindore. Të shtunën do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa të dielën edhe rënie të temperaturave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP