Trump thotë se ka bërë “punë fantastike” në Azi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka bërë “një punë vërtet fantastike” gjatë turneut 12-ditësh në Azi.

“Kanë qenë vërtet 12 ditë të mira dhe kam bërë shumë miq të mirë”, u tha Trump gazetarëve në aeroplanin presidencial, derisa kthehej nga Manila e Filipineve për në Uashington, transmeton REL.

“Mendoj se kemi bërë punë vërtet fantastike”, tha Trump.

“Mendoj se frutet e punës sonë do të jenë të pabesueshme”, tha Trump, duke shtuar se marrëveshjet e bëra të tregtisë, në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, “do të katërfishohen shumë shpejt, në mbi 1 trilion dollarë”.

Trump nuk ofroi ndonjë dëshmi për këtë vlerësim.

Gjatë turneut në Azi, përveç Fillipineve, Trump ka vizituar edhe Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut dhe Vjetnamin.

Përveç tregtisë, udhëtimin e tij e ka dominuar edhe kriza bërthamore në Korenë e Veriut, për të cilën Trump vazhdimisht ka fajësuar regjimin e Kim Jong Unit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP