Drogba do t’i thotë lamtumirë futbollit

Didier Drogba, golashënuesi nga Bregu i Fildishtë i cili luan për ekipin Phoenix Rising të SHBA-ve përgatitet t’i thotë lamtumirë karrierës së tij në futboll në fund të sezonit të ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat franceze, Drogba ka njoftuar për vendimin e tij, ku është shprehur se “Sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për mua. Gjithkush e ka një kohë kur duhet të ndalet. Të luash futboll është e mrekullueshme, por tani jam në moshën 39 vjeçare dhe kjo po ndikon në performancën time”.

Dorgba më parë ka luajtur në ekipet si Galatasaray, Guingamp, Olympique Marsilya, Chelsea, Shanghay Shenhua dhe Montreal Impact, ndërsa në muajin prill u bë partner i ekipit të Ligës së Dytë të Futbollit në SHBA (ULS), Phoenix Rising, ku edhe luan tani.

Ai gjatë sezonit të kaluar me Phoenix Rising kishte shënuar 9 gola në 14 ndeshje. Phoenix Rising në ligën e cila nisi në muajin mars dhe përfundoi këtë muaj, përkundër asaj që arriti të kualifikohet në fazën play-off, ishte eliminuar në raundin e parë nga Swope Park Rangers.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP